lazarevic
Një kriminel lufte në paradën e Ditës së Fitores në Serbi
Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka deklaruar se është e turpshme që gjenerali në pension, Vladimir Lazareviç ishte pjesë e marshimit ushtarak të Regjimentit të Pavdekshëm në Ditën e Fitores në Nish.
Është e turpshme që një kriminel lufte i dënuar të ecë përballë atyre që duan të nderojnë aleatët që kanë vdekur duke luftuar për drejtësi dhe paqe në Europë
shkruan Scot në tuiter.
Komisioni Europian detyrohet të flasë për profesor gjeneralin Lazareviç në Serbi
Bashkimi Europian e cilëson të pavend dhe vendimin e qeverisë serbe për të caktuar në Akademinë Ushtarake, gjeneralin Vladimir Lazareviç, i dënuar për krime lufte në Hagë.
Serbia rehabiliton establishmentin ushtarak të përfshirë në krime lufte në Kosovë
pBeogradi zyrtar ka rehabilituar establishmentin e vjetër ushtarak duke përfshirë në listat e lektorëve të akademisë ushtarake edhe njerëz që janë dënuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte në Kosovë.
Mes personave që hyjnë në akademi është edhe Vladimir Lazareviç, por edhe gjeneralë në pension, anëtarë të Partisë Radikale si Bozidaf Deliç si dhe shefi i tanishëm i Shtabit të Ushtrisë, Ljubisa Dikoviç. Ministri i Mbrojtjes, Alexandër Vulin deklaroi se vendimi synon ndër të tjera edhe të korrigjojë një padrejtësi që sipas tij është bërë ndaj këtyre ushtarakëve.
Dossier: Banka Serbo-Shqiptare në Shqipëri (1925-1927)
Materiali i mëposhtëm, me autor Saša Mišić, i Universitetit të Beogradit, është një punim i përmbledhur dhe i dokumentuar i përpjekjeve të Mbretërisë Serbo-Kroate –Sllovene për të depërtuar në ekonominë shqiptare. Banka Serbo-Shqiptare u ideua me synimin e një Banke Kombëtare, që do të emetonte kartëmonedha. Siç mund të lexohet, punimi ka interes për të kuptuar si negociohej, për të vlerësuar deri diku tezat e historiografisë shqiptare në këtë drejtim, si dhe për të parë praktikën ligjore të një veprimtarie të shumëpërfolur edhe sot: konçesionet.