Komisioni Europian detyrohet të flasë për profesor gjeneralin Lazareviç në Serbi
Bashkimi Europian e cilëson të pavend dhe vendimin e qeverisë serbe për të caktuar në Akademinë Ushtarake, gjeneralin Vladimir Lazareviç, i dënuar për krime lufte në Hagë.
“Ne presim që liderët politikë të respektojnë viktimat e konflikteve të shkuara dhe të promovojnë në mënyrë të sinqertë paqen në Ballkanin Perëndimor, që është thelbësore për stabilitetin dhe një të ardhme paqësore dhe të begatë. Liderët politikë duhet të udhëheqin të gjithë përpjekjet për tejkalimin e trashëgimisë së vështirë të së shkuarës dhe të iniciojnë në mënyrë konstruktive rivendosjen e besimit reciprok, dialogun dhe tolerancën”, shprehet në një deklaratë zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç. Përgjigja i është kthyer gazetës “Express” dhe citohet edhe në mediat serbe. Sipas saj, Serbia si një vend kandidat nuk mund të devijojë nga parimet e anëtarësimit.
Komisioni nuk ka mbajtur një qëndrim të vetin për këtë çështje duke lënë të kalojë një vendim që shtron shumë probleme, qoftë mbi Serbinë, qoftë mbi standardet e dyfishta të BE-së.
Add new comment