kukes

Z. Surroi kishte detyrim ndaj vetes ta dinte se "ky stan këtë bulmet ka"

Postuar në 28 Nëntor, 2020 11:45

Ky 28 nëntor – datë kjo që vazhdon festohet duke parë filmin “Nëntori i dytë” dhe duke dalë xhiro në bulevard, trokiti me një incident që na kujton se çfarë karikature kemi krijuar e trashëguar që nga 1912. Se kush qeveris në këtë vend dhe sesa pa vlerë janë aktet e gjeneruara ndër vite. Në Këshillin e Qarkut Kukës u vendos që Veton Surroit t’i hiqej titulli “Nderi i Qarkut” që i është dhënë më herët me motivacionin për kontribut në luftën e Kosovës.

Qeveria gjen marifetin për këshilltarët rebelë të Kukësit (Video)

Postuar në 13 Shtator, 2018 14:51

Qeveria arriti të kalojë me marifete burokratike edhe një prej pengesave kryesore për tarifimin në Rrugën e Kombit. Kundër kalimit me pagesë të banorëve të zonës kanë qenë jo vetëm këshilltarët e djathtë, por edhe ata socialistë, një pjesë e të cilëve morën pjesë në protestën e 31 Marsit.

Pas shantazhit publik që bëri kryeministri, këshilltarët e majtë bojkotuan një mbledhje jashtë radhe të planifikuar nga Këshilli Bashkiak i Kukësit për të diskutuar planin e rinegociuar për tarifimin në Rrugën e Kombit.

Tërheqje publiçitare!

Postuar në 05 Prill, 2018 17:52

Ka një ngjashmëri të personazheve që prodhon politika në Shqipëri me gjetjet regjisoriale të kinemasë së para viteve 90’. Një panoramë që përveçse konfirmon arritjet e Kinostudios Shqipëria e Re, na ndihmon të kuptojmë se vazhdojmë të jemi peng i tipologjive që personifikojnë degradimin e pushtetit dhe komizmin që e shoqëron një fazë të tillë. Kryeministrit që kemi i rri mirë ky kostum, pasi për të disatën herë  detyrohet të justifikojë me teorizime tërheqjen nga “marrëzitë” që ndërmerr vetë.

Rikthehen arrestimet për energjinë, OSHEE zbarkon në Tropojë e Kukës

Postuar në 22 Korrik, 2017 11:24

Me mbylljen e zgjedhjeve të 25 qershorit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka rinisur një operacion verifikimi në terren të abontentëve debitorë dhe lidhjeve të paligjshme të energjisë. Kukësi dhe Tropja në 85% të familjeve janë pa energji pasi sipas OSHEE rezultuan debitorë.  

“Njesia operacionale Task Force e OSHEE Kukës dhe Tropojë, gjatë dy ditëve të fundit kane ushtruar 500 kontrolle, nga ku rezuktoi se 85% e abonentevë ishin debitorë, duke kryer kështu prerjen e energjise elektrike”-deklaron OSHEE në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Show Veliaj kapërcen kufijtë e Tiranës, një shkollë në Kukës kërkon të jetë nën juridiksionin e bashkisë së kryeqytetit

Postuar në 10 Shtator, 2016 18:03

Bashkia e Tiranës ka përcjellë përmes një njoftimi një aktivitet të kryebashkiakut Veliaj, i cili në fakt ka gjetur fabulën e radhës për të treguar se fama e tij po kalon kufijtë e kryeqytetit. Bashkia thotë se  pak javë më parë, Osman Doçi, drejtor i shkollës 9 vjeçare “Gani Duraku” në Morinë të Kukësit, i shqetësuar nga gjendja e keqe e shkollës, por edhe pasi ishte njohur me aksionin për riparimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të Tiranës, vendosi t’i shkruajë për ndihmë kryebashkiakut Erion Veliaj.

Një ide periferike nga Haxhinasto për menaxhim shtetëror të aeroportit të Kukësit. LSI do ketë mundësi të punësojë 250 persona

Postuar në 21 Maj, 2016 19:02

250  vende pune të konvertuara më pas në vota shumëfish për LSI-në pritet të ketë në dorë Edmond Haxhinasto, nëse menaxhimi i aeroportit të Kukësit do të ecë sipas planeve të tij. Ministri ishte sot për inspektim në Kukës, ku tregoi impenjimin e tij për vënien sa më shpejt në fuknsion të aeroportit të dytë civil në vend. “.

"Tv Klan”: 12 orë për skanimin në dogana. Konçesioni po nxjerr jashtë loje “Rrugën e Kombit”

Postuar në 04 Shkurt, 2016 17:59

Sot televizioni kombëtar “Klan” raportonte për vonesat e krijuara në doganën e Kukësit, si pasojë e procedurave të skanimit, një shërbimi i dhënë me konçesion në kohën e qeverisë Berisha. Nisur nga kjo situatë dhe nga deklarimet e ndryshme të njerëzve, TvKlan konkludon se praktikat e zvarritura të konçesionarit, po vënë në pikëpyetje vlerën e vetë rrugës Durrës-Kukës, e cila si aspekt kryesor pozitiv ka pikërisht shkurtimin e kohës mes Kosovës e Shqipërisë.

“Boshatiset” Kukësi. Këtë vit në Shishtavec dhe në Topojan nuk ka klasë të parë në fillore

Postuar në 29 Dhjetor, 2015 15:40

Ikën njerëzit, u mbyll edhe shkolla. Kjo ka ndodhur në Shishtavec të Kukësit dhe në Topojan madje, ku siç raporton “Top-Channel” këtë vit nuk janë regjistruar fëmijë për klasën e parë. “Sidomos në Shishtavec ka një largim masiv të nxënësve në shkolla. Kjo është një zonë që është e varfër nga ana ekonomike. Janë faktorët ekonomikë dhe pastaj faktorët tradicionalë. Nga kjo shkollë unë mbaj mend që kanë qenë nga dy klasa. Tani klasa maksimale janë të bashkuara e mund të ketë deri në 12 nxënës më e madhja”, thotë një mësues, që citohet nga TCh.

Subscribe to RSS - kukes