kryemadhi

Pritmëri të gabuara për njerëzit e gabuar

Postuar në 16 Janar, 2020 16:09

Në një takim me gazetarët sot, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është pyetur edhe për arsyet e heshtjes së opozitës për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Përgjigja e zonjës është origjinale: Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk ishte në kushtet e Bundestagut.

Fol për paratë dhe vilat meqë "je" opozitë znj. Kryemadhi!

Postuar në 26 Prill, 2019 15:25

Sot disa media, kryesisht pranë kryeministrit, kanë qarkulluar një “lajm” sipas të cilit kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka kërcënuar me jetë kryeministrin Edi Rama:

Një ofertë politike baraz me Zero

Postuar në 20 Janar, 2019 12:12

Kemi një datë të dekretuar për zgjedhje lokale, por ajo datë nuk do jetë vetëm për zgjedhje lokale, do jetë dhe për zgjedhje të përgjithshme, pasi shqiptarët nuk mund të qeverisen nga një qeveri e korruptuar

Kandidat i tepsisë

Postuar në 19 Dhjetor, 2018 16:04

Kujt opozite t’i besohet? Kjo është një pyetje që ka zënë vend në diskutimin politik të paktën që nga maji i vitit 2017. Dhe duket se do të mbetet pa përgjigje për një kohë të madhe. Sot Partia Demokratike, përmes përfaqësuesve të saj, Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erjon Veliaj si përgjegjës të një afere të re që fshihet pas projektit të Unazës së Madhe:

Divorc Rama-Veliaj

Postuar në 12 Dhjetor, 2018 11:06

Ka shumë aludime se kush qëndron pas protestës së studentëve ose më saktë kush po përpiqet ta përdorë atë në funksion të qëllimeve të caktuara politike.

Në të gjitha daljet apo reagimet e tij zoti Rama ka përmëndur Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, por edhe aktorë të paspecifikuar që i ka emërtuar komshinjtë.

Spekullimet nuk kanë munguar se kujt i referohet zoti Rama me emërtimin komshinjtë. Dekriptimi lidhet me situatën dhe një aleancë të Monika Kryemadhit dhe Erion Veliajt kundër zotit Rama.

A quhet protestë në krah të Lulëzim Bashës dhe Monika Kryemadhit?

Postuar në 25 Maj, 2018 13:06

Qeveria e Edi Ramës i ka dhënë të gjitha arsyet pse duhet të ikë. Ka shfaqur të gjitha cilësitë e një dështimi që po fut vendin më së paku në një klimë të rënduar psikologjike. Ndaj saj ka patur reagime dhe protesta të izoluara, si ajo e banorëve të Zharrëzës, ajo kundër importit të mbetjeve, apo edhe protesta e tanishme kundër inceneratorëve. Këto janë në fakt protestat e vërteta që duhen inkurajuar. Këto janë temat e jetës së gjithësecilit, bashkë me taksat që shtohen e shtohen, edhe nga kryebashkiakët.

LSI lyp pazar me Veliajn

Postuar në 23 Mars, 2018 00:14

LSI në emër të Monika Kryemadhit i ofroi publikisht pazar Erion Veliajt për zgjedhjet e ardhshme lokale. Teksa në media qarkullojnë hamëndesimet për një çarje me PD-në, të shoqëruara këto me largime të këshilltarëve të LSI-së, nga selia e partisë së Ilir Metës operohet me një formulë që zoti Veliaj e njeh mirë, dhe që mesa duket tashmë nuk i mbahet më e fshehur as publikut.   Mbështetje në zgjedhje lokale në emër të interesave që do të kënaqin të dyja palët. Dhe nuk është çudi që kjo të konsumohet me një darkë të tipit Pazari i Ri.

Opozita që ecën me shpresën e një populli shurdhmemec

Postuar në 25 Janar, 2018 22:02

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Berisha ka deklaruar në emisionin “Opinion” se me marrëveshjen e 17 majit ai shmangu luftën civile në Shqipëri. 

Po kështu Basha ka deklaruar se ai nuk ka bashkëpunuar ndonjëherë me Edi Ramën dhe se nuk bashkëpunon asnjëherë me të. 

Z. Basha tha po ashtu tha se ai beson nga zemra se më 27 janar Edi Rama do bjerë moralisht dhe politikisht. 

Po kështu z. Basha nuk e pati problem të madh të thoshte se njerëzit duhet të vijnë në protestë për veten e tyre sepse ai është në rregull për vete. 

Gruaja e Presidentit: Të heqim zvarrë Edi Ramën

Postuar në 25 Janar, 2018 20:42

Takimet e LSI-së nuk kanë më entuziazmin e dikurshëm. Ikja nga pushteti duket se ka zbehur mbështetjen për një parti që raportet me elektoratin i ndërtoi mbi marrëdhënie kleringu. Por  Monika Kryemadhi që ka marrë në dorë drejtimin e partisë pas zgjedhjes së bashkëshortit president ka ashpërsuar gjuhën në veçanti ndaj kryeministrit, me të cilin LSI ndau bashkëqeversisjen e 4 viteve.

Kryemadhi ka sjellë referenca nga historia si paralajmërim për kryeministrin. Një herë Esat Pashë Toptanin dhe më pas Enver Hoxhën.  

Kryemadhi kërcënon Ramën me “tre krismat e Parisit” (Video)

Postuar në 21 Dhjetor, 2017 12:46

Baruti i vertëtetë dhe jo ai artificial, sipas Monika Kryemadhit do vendosë drejtësinë mes saj (shqiptarëve) dhe Edi Ramës. Pas vendimit të Byrosë për ta përjashtuar kryetaren e LSI-së dhe 6 deputetë të tjerë nga punimet e Kuvendit, bashkëshortja e presidentit kërcënon me një skenar të ngjashëm me “tre krismat e Parisit”, dramatizim i vrasjes së Esat Pashë Toptanit në Paris nga Avni Rustemi.  Në videon e mëposhtme Monika Kryemadhi flet për paralajmërim ndaj kryeministrit dhe përmend pikërisht Parisin, ku sipas historiografisë komuniste përballë kanë qenë dy palë; patriotët dhe tradhëtarët.

Pages

Subscribe to RSS - kryemadhi