krizat
Kryeministri italian: Rusia mund të luajë rol kyç në zgjidhjen e krizave rajonale
Vizita e presidentit rus, Vladimir Putin në Itali, është shoqëruar me optimizëm nga politika e vendit fqinj që përherë ka mbajtur një linjë komunikimi të veçantë me Moskën. kryeministri Italian, Giuseppe Conte është shprehur në një intervistë për gazetën “La Stampa” se Rusia mund të luajë një rol në menaxhimin dhe zgjidhjen e krizave rajonale si ato në Venezuelë, Siri apo Libi. Conte ka nënëvizuar se për situatën në Libi është mirë që violin e parë për armëpushimin të jetë OKB-ja, një qasje që shkon në logjikën e tij për një dialog përfshirës mes Rusisë dhe SHBA-së.
Krizat tona të mëdha të shkaktuara nga Sali Berisha
Nga viti 1997 deri në vitin 2019 Shqipërinë e kanë mbërthyer tri kriza të mëdha. Viti i 1997 ishte viti i djegies së Shqipërisë dhe i konfliktit më të madh popull-shtet në historinë tonë. Viti 1998 ishte viti i një grushti shteti nga ana e PD-së, e cila u tërhoq prej tij vetëm pas ndërhyrjes ndërkombëtare që nuk mund të pranonte marrjen me dhunë të pushtetit. Viti 2019 ka filluar të bëhet viti i një konflikti tjetër të madh PD-qeveri që kamuflohet si konflikt popull-qeveri. Nxitësi i vërtetë i të tri këtyre krizave ka qenë dhe mbetet Sali Berisha me qëllime të njëjta antishqiptare.
Politika europiane në sulm kundër BREXIT
Europa politike po kujtohet më në fund të ndërmarrë ndonjë veprim kundër frymës së votuesve për të nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Europian. Në numrin e saj më të fundit, revista gjermane “Der Spiegel” i kushton disa shkrime këtij argumenti, duke theksuar përherë se BREXIT e dëmton Europën. Kjo ka më shumë vlerë në planin psikologjik, pasi Unioni është një investim ende i papërfunduar, por edhe atë ekonomik. Në një intervistë, ministri gjerman i Financave, Ëolfgang Schäuble, nënvizon pikërisht këto aspekte negative të ikjes së mundshme të Britanisë.
Shansi i fundit për Europën?
Bashkimi Europian po përballet me një grup vërtetë tmerrues krizash. Pas krizës të tejzgjatur të euros dhe borxhit sovran që polarizoi dhe radikalizoi kontinentin, duke krijuar një çarje të thellë veri-jug, mbërritja e qindra mijëra refugjatëve kanë vënë përballë lindjen (plus Mbretërinë e Bashkuar) kundrejt perëndimit. Shto këtu ndasitë dhe kontradiktat e shumta, dhe kolapsi i BE-së mund të duket më i mundshëm se kurrë.