krimea
Ambasada ruse në Tiranë: E vërteta e ngjarjeve të Krimesë. Mbi dy orë dokumentar i titruar shqip
Ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë sot një material video-dokumentar i cili rrëfen versionin rus të ngjarjeve të Ukrainës dhe të Krimesë. Me interes është se dokumentari është titruar në shqip dhe është mbi dy orë(postuar në youtube që në mars të këtij viti). Në të flet presidenti rus, Vladimir Putin, apo edhe dëshmitarë të ndryshëm. Përveç aspektit gazetaresk dhe politik, dokumentari ka rëndësi pse ilustron një qasje të re të selisë diplomatike ruse në raport me opinionin shqiptar dhe mediat.
Rrushi i zemërimit: Putin dhe Berluskoni pijnë verën e vjetër 240-vjeçare në Krimea
Vladimir Putin u shfaq këtë javë duke kaluar një moment të shkëlqyer bashkë me mikun e tij, ish-kryeministrin italian Silvio Berluskoni. Ata ishin të pranishëm në festën e fabrikës së vjetër të verës në Krimea. Për nder të dy të ftuarve u hap një shishe 240-vjeçare e verës spanjolle. Gjatë një vizite, për të cilën ai pretendoi se ishte takimi më i madh i verës në botë, në fabrikën Massandra, Putin dhe miku i tij i vjetër u takuan në Jeres de la Frontera, fabrikë e blerë në vitin 1775 për Krimean për llogari të Mikhail Vorontsov, gjatë mbretërimit të Katerinës së Madhe.