korruptuar

Nishani: Problemi më i madh është kapja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga politika

Postuar në 30 Tetor, 2015 08:48

Në një intervistë në “Top Story” me gazetarin Sokol Balla, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani duke folur për reformën në drejtësi, tha se drafti i komisionit të posaçëm ka propozime që bien ndesh me Kushtetutën, duke krijuar precedentë të rrezikshëm.  “Më shqetëson ekzistenca e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Problemi im më i madh është te kapja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga politika. Edhe thirrjet e kryeministrit janë problem për mua, reforma s’mund të bëhet me thirrje dhe deklarata.

Fleckenstein në Konferencën me krerët e komisioneve të Integrimit: Nuk ka integrim me gjyqësor të korruptuar

Postuar në 23 Tetor, 2015 10:24

Kryetarët e Komisioneve parlamentare të Integrimit të Shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim-Asocimit të Evropës Juglindore janë mbledhur në Tiranë në Konferencën e 11-të të radhës. Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se rajoni ynë ndodhet në një moment historik dhe në një fazë intensive të marrëdhënies kontraktuale me BE-në. “Mbarëvajtja në procesin e integrimit në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor lidhet ngushtë me shpejtësinë e reformave, e cila do të garantonte çeljen e negociatave me BE-në.

Forumi Ekonomik Botëror: Sektorët më të korruptuar në Shqipëri, kryesojnë gjykatat

Postuar në 15 Tetor, 2015 08:51

Forumi Ekonomik Botëror ka matur indeksin e konkurueshmërisë globale, duke vlerësuar edhe madhësinë e pagesave jo zyrtare (korrupsionit) në ekonomitë e 140 vendeve. “Monitor” shkruan se në nënindekset e korrupsionit vlerësohen 5 fusha ku ushtrohet korrupsion me një vlerësim nga 1, që nënkupton që pagesat shtesë të padokumentuara ose dhënia e rryshfetit ndodhin shumë shpesh, deri në 7, që nuk ndodhin kurrë. Shqipëria vlerësohet të ketë të përhapura më së shumti pagesat e ryshfetit për marrjen e kontratave publike dhe licencave si dhe në sistemin e drejtësisë (gjykatat).

Evallah, O Mustafa!

Postuar në 10 Gusht, 2015 18:24

Ndonjë habi të vogël shkrimi i Mustafa Nanos, “Për një lexim më të mirë të vetes e të sho-shoqit”, ma shkaktoi, përveçse përmbushi edhe disa pritshmëri në kontekstin e një kënaqësie ngacmuese që më dha. Muçi, i cimbisur në seder, i ikën thelbit të debatit, i cili fokusohej mbi natyrën e qeverisjes së Edi Ramës. Ai më vë përballë vitet e gjata të profesionit të tij dhe nuk pranon as edhe atë “medalje” që unë i jap për betejat e tij etike kundër korrupsionit si një veteran i lodhur në istikamin e ndershmërisë.

Subscribe to RSS - korruptuar