konsensusi

Lu drejton gishtin nga Basha: Gjithmonë ka gjetur diçka për të refuzuar

Postuar në 27 Qershor, 2016 18:38

Ambasadori amerikan ka gjetur edhe njëherë mënyrën për të sqaruar pozicionin e Shteteve të Bashkuara për çështjen e reformës në drejtësi. Në një letër të hapur  të titulluar “Një thirrje për brezin e ri të Shqipërisë”, ambasadori Donald Lu thekson se Shtetet e Bashkuara  gjatë kësaj periudhe kanë ofruar tre zgjidhje kompromisi që janë tërësisht në përputhje me paragrafët 61 dhe 88 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias, por sërish palët nuk kanë gjetur kompromisin, pasi kreu i opozitës gjithmonë ka refuzuar.

"Reforma me vota të trafikuara bie ndesh me shpirtin dhe ndërgjegjen e popullit. PD-ja dhe “Sulltan Mehmeti” të japin konsensuin”

Postuar në 18 Qershor, 2016 12:20

Trafikimi i votave për të arritur kuorimin për miratimin e reformës në drejtësi është akt jomoral. Kështu mendon edhe sot Fehmi Abdiu, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i cili përmes një interviste për gazetën “Shekulli” flet për draftin dhe nevojën për konsensus. “Ideja e trafikimit të votave është në kundërshtim me ndërgjegjen dhe shpirtin e popullit shqiptar, është një ide hibride dhe e turpshme. Të jeni të bindur se shumica e popullit shqiptar e kritikojnë madje e shajnë këtë ide, e cila për hir të së vërtetës është aplikuar disa herë në Shqipëri për ngjarje dhe të rëndësishme.

Modeli kroat për antikorrupsionin, axhenda e LSI-së dhe Byroja e Hetimit si kartë rezervë

Postuar në 23 Shkurt, 2016 17:55

Reforma në Drejtësi është me gjasë kushti i ekzistencës së koalicionit aktual qeverisës. Kjo u bë e qartë edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili gjatë një interviste të paradisa ditëve deklaroi se nëse ajo nuk miratohet, marrëdhënia me Lëvizjen Socialiste për Integrim, prishet. Pika kritike e kësaj marrëdhënieje që po merr shkas nga “lexime” të ndryshme të draftit të të propozuar nga ekspertët, është njësia antikorrupsion, e cila së fundmi, është shoqëruar me propozimin e ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Dekriminalizimi, PS mbetet vetëm. Meta: Ligji të miratohet me konsensus

Postuar në 18 Shtator, 2015 13:01

Qeveria ka propozuar një projektligj për atë që quhet dekriminalizim, por a donta miratojë ajo dot atë? Pyetja shtrohet pasi pas reagimit të ashpër të opozitës, që e shikon ligjin si manovër që shmang pastrimin e parlamentit të tanishëm, edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, nuk ka ndërmend të japë mbështetje të pakushtëzuar. “Të gjendet konsensusi për ligjin e dekriminalizimit. Duhet miratuar me konsensus. Qeveria pretendon se projektligji i saj është më i plotë, por të dyja propozimet kanë përputhshmëri të gjerë”, tha Meta në një deklaratë nga selia e Kuvendit.

Pages

Subscribe to RSS - konsensusi