Dekriminalizimi, PS mbetet vetëm. Meta: Ligji të miratohet me konsensus
Qeveria ka propozuar një projektligj për atë që quhet dekriminalizim, por a donta miratojë ajo dot atë? Pyetja shtrohet pasi pas reagimit të ashpër të opozitës, që e shikon ligjin si manovër që shmang pastrimin e parlamentit të tanishëm, edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, nuk ka ndërmend të japë mbështetje të pakushtëzuar. “Të gjendet konsensusi për ligjin e dekriminalizimit. Duhet miratuar me konsensus. Qeveria pretendon se projektligji i saj është më i plotë, por të dyja propozimet kanë përputhshmëri të gjerë”, tha Meta në një deklaratë nga selia e Kuvendit. Kjo ndërhyrje e Metës na kujton ato ndërmjetësimet për Kodin Zgjedhor, që miratoheshin në fund të mandatit. Për ligjin e dekriminalizimit palët janë larg, pasi kanë synime të ndryshme: nëse do të fillonte tani, PS-ja rrezik do kalonte në histori si forca me dy grupe parlamentare në një legjislaturë.
Add new comment