komunizmi

Një rrëfim nga jashtë dhe nga brenda për komunizmin shqiptar

Postuar në 29 Nëntor, 2015 18:52

Në një bashkëbisedim krejt të veçantë, një nga protagonistët, avokat Spartak Ngjela, rrëfen historinë e tij të pluralizmit të klonuar shqiptar.

Si ishte jeta në burg? Si arrinit ta kryenit dënimin dhe më pas të dënoheshit përsëri?

Kush na i prishi njerëzit?

Postuar në 24 Nëntor, 2015 15:07

Ndërsa kundërshtarëve të tij komunizmi iu sul me tërbim dhe i shkatërroi kulturalisht, ekonomikisht dhe  fizikisht, njerëzve të tij u shkatërroi dhe u përçudnoi moralin. Këtë mendim e kam pasur gjithnjë, por m'u forcua dhe m'u vërtetua disi nga transformimi i disa personave që u bënë komunistë e që Liri Lubonja, e shoqja e Todi Lubonjës, i jep në një libër kujtimesh.

Ndërmjet të tjerave, Liria flet për disa persona që i kishte njohur më parë si normalë, por që më pas ndërruan krejtësisht.

Refleksion/Dramat pas tragjedive

Postuar në 17 Nëntor, 2015 15:22

Çdo nëntor është mirë të kujtojmë ato që ndodhën në 45 vjet të sundimit komunist. Kujtesa është mbrojtje, është mbrojtje ndaj së keqes. Kam lexuar dikur një shkrim të Bashkim Dizdarit në gazetën “Panorama” të 8 tetorit, 2012, me titull “Zogu dhe mendimi enverist për të”. Në të ndodhej kjo pjesë:

Letër e meshtarit Pjetër Meshkalla për Mehmet Shehun: "Me luftën kundër fesë, do të diskreditohemi faqe botës"

Postuar në 05 Nëntor, 2015 10:34

Kryetarit të Këshillit të Ministrave – Mehmet Shehu­ Tiranë

Nga Lenini te Rama

Postuar në 26 Gusht, 2015 16:24

Kohët e fundit, një sërë artikujsh dossier janë përpjekur të na e paraqesin kryeministrin Rama si lideri i munguar i demokracisë shqiptare, në momentet e fillimit të saj. Është ky personi që na duhej dhe me atë në krye, ne do të kishim patur një tranzicion ndryshe. Fatmirësisht për historinë shqiptare, Rama po e tregon sa demokrat është, me vepra. Sidomos me vepra. Radha i erdhi, madje i erdhi në një moment të shkëlqyer. Sapo ia dorëzoi Saliu, ky maskara i kombit. Ky që bën çdo gjë.

Trishtimi me dossierët e komunizmit

Postuar në 23 Gusht, 2015 00:25

Ato janë histori që vijnë nga një botë e vdekur. Dëshmi justifikuese, herë plot mllef e herë denigruese. Përcjellin diçka trishtuese e të zymtë që nuk kanë të bëjnë më me optimizmin, misioni i të cilës ishte: “për një botë të re”. Janë hisori që vijnë nga një botë e nëndheshme. Si për të na kujtuar edhe një herë që nuk është fort e lehtë të ndahesh nga e kaluara. Veç në funksionon vërtet ajo pajisja elektronike që lidhet me trurin e t’i fshin kujtimet njëherë e përgjithmonë.

Pages

Subscribe to RSS - komunizmi