komisioni i posacem
A shërben dhe a duhet ta njohë Shqipëria Genocidin Armen si 'model' për çështjen çame?
Ethet elektorale në Shqipëri dhe pasigurtë që i paraprijnë zgjedhjeve kanë orientuar aksione politike tensionuese. Një grup deputetësh të PDIU-së, bashkë me firmën e deputetit socialist Artan Gaçi, kanë depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për ngritjen e një Komisioni Parlamentare që do të hetojë dhe hulumtojë për këtë çështje, të cilën vetë iniciatorët njëherë e cilësojnë tragjedi, njëherë genocid e një herë tjetër spastrim etnik.
Komisioni i Posaçëm kalon draftin e reformës në drejtësi pa pikat e kontestuara nga opozita
Mazhoranca ka hedhur një hap në miratimin e reformës në drejtëis. Komisioni i Posaçëm ka miratuar nen për nen draftin, por vetëm me votat e shumicës. “Komisioni e ka miratuar draftin pa përfshirë pikat për të cilat nuk ka rënë dakord me opozitën, për vendet e rezervuara. Deputetët e djathtë janë larguar nga mbledhja pas debateve mbi pikën 88”, raporton Top-Channel. Pikat në fjalë nuk janë dakordësuar, ndërkohë që për pikat e tjera parimisht PD-ja ka dhënë miratimin.
Për rishikimin e Kushtetutës në Republikën e Shqipërisë
"Rregullat formale kanë rëndësi", deklarohet në një Raport të Komisionit të Venecias për Amendamentet Kushtetuese në Europë (CDL-AD (2010)001-e). E megjithatë, po të analizojmë ecurinë e procesit aktual të rishikimit të Kushtetutës në Shqipëri, duket se Komisioni i Venecias nuk e ka përfillur opinion e vet. Para se t'i kthehemi analizës përkatëse, le të shikojmë për një moment zhurmën e tanishme për domosdoshmërinë e miratimit të menjëhershëm të reformës kushtetuese.