kokthi
Tatimet e Tiranës me drejtor të ri
Stefanaq Kote do të jetë drejtori i Drejtorisë së Tatimeve për Tiranën. Lajmi bëhet i ditur nga “Tema Tv” që thekson se Kote është një person “një përvojë të gjatë në këtë sektor”. Ai zëvendëson Androkli Kokthin, i arrestuar në muajin shkurt me akuzën për korrupsion, ende në gjykim.
Ishte Cani që hoqi Canin
Është arrestuar pasditen e sotme drejtori i Drejtorisë së Tatimeve në Tiranë, Androkli Kokthi. 40 vjeçari ishte në hetim disa mujor nga Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës që edhe ka kërkuar arrestimin. Prokuroria ka lëshuar urdhrin dhe Kokthi ndodhet në pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës me mallrat e sekuestruara. Kokthi është një drejtues i njohur në Tatime dhe jo pak i përfolur. Para një viti një punonjës i tij e akuzonte për vonesa në kontrollin e subjekteve, duke shkaktuar evazion. Këtu video e këtij denoncimi: