kodi sekret
Deshifrohet kodi sekret i Ferdinandit të Aragonës
Shërbimet sekrete spanjolle kanë arritur të deshifrojnë kodin e vjetër sekret të përdorur në letërkëmbim nga mbreti Ferdinandi i Aragonës(1452-1516), që konsiderohet një ndër monarkët më të famshëm të vendit. Kodi konsiston në 200 ose më shumë karaktere dhe ai është përdorur në letërkëmbimin e tij me Gonzalo de Cordoba ku flitet për strategjinë ushtarake gjatë fushatave në Itali në fillim të shekullit të 16-të.