Deshifrohet kodi sekret i Ferdinandit të Aragonës
Shërbimet sekrete spanjolle kanë arritur të deshifrojnë kodin e vjetër sekret të përdorur në letërkëmbim nga mbreti Ferdinandi i Aragonës(1452-1516), që konsiderohet një ndër monarkët më të famshëm të vendit. Kodi konsiston në 200 ose më shumë karaktere dhe ai është përdorur në letërkëmbimin e tij me Gonzalo de Cordoba ku flitet për strategjinë ushtarake gjatë fushatave në Itali në fillim të shekullit të 16-të.
Letrat - katër prej tyre - u deshifruan pas një përpjekjeje 6 mujore dhe disa prej tyre janë deri në 20 faqe.
Ferdinandi njihet si monarku që financoi Kristofor Kolombi dhe që nxori myslimanët nga Spanja.
Add new comment