kinostudio
"Mëkatet e ish- Kinostudios jo të vogla, kleri mysliman vuajti propagandën"
Debatit mbi shfaqjen ose jo të filmave të periudhës së komunizmit i shtohet edhe këndvështrimi i klerikëve, të cilëve regjimi u jepte një rol pezhorativ deri dhe tallës. Nëkryetari i Komunitetit Musliman, Gazmend Aga thotë në një intervistë për Gazeta Shqiptare se religjonet ishin më të goditura nga sistemi i propagandës që materializohej në filmat e Kinostudios.
Ndalimi ose jo i filmave të Kinostudios, një debat që i mungon kritika
Një art i kontrolluar politikisht vijon t'i rezistojë kohës, madje dhe shijeve të publikut. Kinemaja shqiptare e periudhës së realizmit socialist ose filmi i prodhuar sipas një konteksti shoqëror dhe politik është konkurues edhe në tregun e sotëm të filmit televiziv, duke gjeneruar të ardhura ekstra ligjore për subjekte që operojnë në shkelje të hapur të së drejtës së autorit, siç janë platformat dixhitale tokësore apo dhe satelitore.
Kristaq Mitro: “Në vitin 1985 u realizua një film artistik për Enver Hoxhën”
Kinostudio ka realizuar një film artistik mbi Enver Hoxhën në vitin 1985. Ky fakt është bërë publik nga regjizori Kristaq Mitro në rubrikën “Emocione” të shoë “E diell” në “Top Channel”. Mitro ka rrëfyer se filmi u realizua bashkë me regjizorin tjetër Ibrahim Muço dhe skenaristin Vath Koreshi.