kim yong un
Pheniani refuzon idenë e Trump për një takim me Kim Yong Un
Pheniani zyrtar ka hedhur poshtë ofertën e kandidatit republikanër President të ShBA-së, Donalad Trump, për t’u takuar. “Reuters” citon një zyrtar të lartë të Koresë së Veriut, sipas të cilit “propozimi është një lloj propagande apo publiciteti në garën elektorale të Trump”. Ky i fundit propozoi një takim i cili do të shënonte ndryshim në qasjen e ShBA-së ndaj vendit të izoluar aziatik. “I takon Liderit Suprem nëse dontë takohet apo jo, por unë mendoj se ideja e
Trump është e pakuptimtë”, tha ambasadori i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara, So Se Pyong.