Kili

Ujë me racion

Postuar në 12 Prill, 2022 15:10

Për shkak të thatësirës që vijon prej 13 vitesh, Kili është detyruar të marrë një masë të paprecedent. Kryeqyteti Santiago, me një popullsi prej rreth 6 milionë banorë, do të racionojë ujin.

Një majtist me origjinë kroate zgjidhet president i Kilit

Postuar në 20 Dhjetor, 2021 13:44

Gabriel Boriç pritet të marrë drejtimin e presidencës në Kili, pas një fitoreje të qartë përballë rivalit Jose Antonio Kast. Me një diferencë prej të paktën 10%, ai është shpallur fitues dhe do të marrë zyrtarisht detyrën më 11 mars 2022.

Boriç vjen nga e majta dhe është zotuar se do të luftojë kundër projekteve të dëmshme për mjedisin, ndër të cilat janë minierat e bakrit dhe arit, raporton CNN. "Duke shkatërruar botën, ne po shkatërrojmë veten. Ne nuk duam më projekte që po shkatërrojnë vendin tonë, komunitetin tonë," tha ai.

Vaksina kineze si element shpjegues i paradoksit kilian

Postuar në 13 Prill, 2021 15:33

E kanë pagëzuar “paradoksi kilian”. Vendi në Amerikën e Jugut habiti botën për shpejtësinë e fushatës së vaksinimit masiv kundër koronavirusit: 4.6 milionë njerëz nga 18 milionë banorë që ka Kili kanë bërë dy doza të vaksinës, 7.2 milion kanë bërë vetëm njërën. Vetëm Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Seychelles renditen para Kilit për fushatën e vaksinimit.

BE dhe Kili, negociata të vështira për litiumin

Postuar në 13 Dhjetor, 2020 15:58

BE-ja synon të bëhet lider botëror në prodhimin e baterive për industrinë e saj të fuqishme të makinave, por Kili mendon ndryshe.

Evropa dhe Kili pritet të nënshkruajnë një pakt tregtar të përmirësuar, deri në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, por ka një mosmarrëveshje lidhur me rezervat masive të litiumit në shtresat e kripës në Atacama, që BE-së mund të duhet t’i prekë.

Patagonia...

Postuar në 24 Maj, 2016 17:52

Kush dëshiron natyrën, me siguri që duhet të shkojë njëherë në Patagoni. Fotografitë e sjella nga Martin Bernetti, Mario Tama, walter Diaz dhe Juan Mabromata, të “Getty”, përcjellin disa aspekte, copëza të madhështisë së këtij rajoni mes Kilit dhe Argjentinës.

http://www.theatlantic.com/photo/2016/05/a-trip-to-patagonia/483165/

Tërmet i fuqishëm në Kili, 5 të vdekur dhe 15 të plagosur. Paralajmërim për cunam

Postuar në 17 Shtator, 2015 08:16

Në Kili kthehet makthi i tërmetit-tsunam. Agjensia e lajmeve ANSA raporton se një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.3 ballë goditi Kilin. U shkaktuan 5 persona të vdekur, 15 të plagosur dhe shumë ndërtesa u shkatërruan.  Epiqendra e tërmetiti ishte 232 km nga San Diego, ndërsa institutet sizmiliogjike paralajmërojnë për një cunam, pasi valët e detit arritën në një lartësi prej 4.5 metrash. Tërmeti u ndje edhe në Argjentinë, ndërsa në zonat e prekura nga tërmeti u evakuuan rreh 1 milionë persona.

Subscribe to RSS - Kili