Tërmet i fuqishëm në Kili, 5 të vdekur dhe 15 të plagosur. Paralajmërim për cunam
Në Kili kthehet makthi i tërmetit-tsunam. Agjensia e lajmeve ANSA raporton se një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.3 ballë goditi Kilin. U shkaktuan 5 persona të vdekur, 15 të plagosur dhe shumë ndërtesa u shkatërruan. Epiqendra e tërmetiti ishte 232 km nga San Diego, ndërsa institutet sizmiliogjike paralajmërojnë për një cunam, pasi valët e detit arritën në një lartësi prej 4.5 metrash. Tërmeti u ndje edhe në Argjentinë, ndërsa në zonat e prekura nga tërmeti u evakuuan rreh 1 milionë persona. “Edhe një herë ne përballemi me një goditje të natyrës, më e madhja në vend”, tha Presidenti i Kilit Michelle Bachelet, duke shtuar se “deri tani ne kemi identifikuar tre të vdekur, dy burra dhe një grua.” Bachelet tha se situata është ende në zhvillim kështu që “ne jemi duke monitoruar kushtet” Ai ka njoftuar sot do të udhëtojë në rajon Coquimbo rreth 400 km në veri të Santiago, ku është edhe epiqendra e tërmetit.
Add new comment