Khalil Gibran
Khalil Gibran, dyshimet amerikane për përfshirjen me bolshevikët dhe hetimi i FBI
“Tremble informon nga burime konfidenciale se Kahlil Gibran, një i huaj sirian me një studio arti në katin e tretë në West 10th Street, Manhattan, ka në zotërim një sasi të konsiderueshme materialesh propagandistike pacifiste dhe bolshevike. Tremble sugjeron se një kontroll i banesës së subjektit në fjalë mund të jetë i dobishëm." Me këto fjalë, më 12 gusht 1918, Edgar B. Speer, agjent special i BOI (Byroja e Hetimit) - bërthama origjinale e FBI (Byroja Federale e Hetimit) - ua kaloi këtë raportim kolegëve të tij në Nju-Jork.