keshilli i europes
Gjykatës europianë padisin Këshillin e Europës për planin polak të Rimëkëmbjes
Katër organizata që përfaqësojnë gjykatësit kanë depozituar një padi kundër Këshillit të Europës lidhur me vendimin e dhënë që i hap rrugë Polonisë për planin e vet të rimëkëmbjes pavarësisht se ky plan ka patur probleme të sundimit të ligjit. Sipas grupit të gjykatësve Këshilli miratoi planin e Varshavës në një mënyrë që injoron gjykimin e dhënë nga Gjykata Europiane e Drejtësisë dhe që dëmton si gjykatësit polakë ashtu edhe sistemin gjyqësor europian.
Mbetet vetëm të shpallim zi kombëtare
Ylli Rakipi dhe Adi Krasta janë hequr nga Edi Rama nga News24. Këtë tezë e ka bërë të vetën edhe Këshilli i Europës që publikon një njoftim të shkurtër anglisht mbi këtë “zhvillim” që ka “tronditur” lirinë e shtypit në Shqipëri. Nëse i hedh një sy faqes në fjalë aty sheh raportime nga mediat opozitare me qeverinë e z. Rama dhe është e llogjikshme të mendohet se dora që qëdron aty është e dikujt që është afër opozitës.
Tusk jep vlerësime, por jo garanci
Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk ka nisur turin ballkanik një javor që do të shërbejë për përgatitjen e samitit të Sofjes më 17 maj. Në fjalën e mbajtur pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Tusk ka shprehur mbështetjen e plotë personal për aspiratën e Shqipërisë, por nuk ka munguar të kujtojë se hapja e negociatave është një process i vështirë dhe me pengesa.
Raport studimor mbi bullizmin dhe ekstremizmin në sistemin arsimor shqiptar
Është publikuar së fundmi një raportr studimor për bullizmin dhe ekstremizmin në shkollat në Shqipëri. Studimi është autorizuar nga Këshilli i Europës dhe ka për autorë Edmond Dragoti dhe Emanuela Ismaili. Autorët shkruajnë që në hyrje se “për të marrë të dhëna të sakta dhe rezultate të besueshme, për këtë projekt në shkallë të gjerë shtrirje u miratua një qasje me teknika sasiore, e cila përfshin 2377 nxënës nga klasa e IV deri në klasën e XII, 3560 mësues dhe 970 prindër nga 144 shkolla në 12 rrethe të Shqipërisë”.