Gjykatës europianë padisin Këshillin e Europës për planin polak të Rimëkëmbjes
Katër organizata që përfaqësojnë gjykatësit kanë depozituar një padi kundër Këshillit të Europës lidhur me vendimin e dhënë që i hap rrugë Polonisë për planin e vet të rimëkëmbjes pavarësisht se ky plan ka patur probleme të sundimit të ligjit. Sipas grupit të gjykatësve Këshilli miratoi planin e Varshavës në një mënyrë që injoron gjykimin e dhënë nga Gjykata Europiane e Drejtësisë dhe që dëmton si gjykatësit polakë ashtu edhe sistemin gjyqësor europian.
Plani i Këshillit, i miratuar në qershor, i mundëson Polonisë të aksesojë miliarda euro në kuadër të rimëkëmbjes nga pandemia por kushtëzuar me përmbushjen e detyrimeve mes të cilave edhe reformimi i sistemit gjyqësor.
Sipas paditësve, ku hyjnë European Association of Judges, Association of European Administrative Judges, Judges for Judges and MEDEL, plani është problematic në objektivat e vet.
Arsyeja që kërkojmë anullimin e vendimit të KE-së është për të bërë të qartë parimin se gjykimet e Gjykatës Europiane mbi subjektin e pavarësisë së gjyqësorit duhet të hyjnë në fuqi menjerëherë dhe tërësisht. Vendimi i Këshillit shkel këtë parim
shprehen paditësit.
Add new comment