Mbetet vetëm të shpallim zi kombëtare
Ylli Rakipi dhe Adi Krasta janë hequr nga Edi Rama nga News24. Këtë tezë e ka bërë të vetën edhe Këshilli i Europës që publikon një njoftim të shkurtër anglisht mbi këtë “zhvillim” që ka “tronditur” lirinë e shtypit në Shqipëri. Nëse i hedh një sy faqes në fjalë aty sheh raportime nga mediat opozitare me qeverinë e z. Rama dhe është e llogjikshme të mendohet se dora që qëdron aty është e dikujt që është afër opozitës.
Në njoftim përdoren fjalë të tilla si “u raportua se Irfan Hysenbelliu u kërcënua nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj”.
Më tej Këshilli i Europës që të gjithë e mendojnë se është ndonjë gjë serioze referon gazetarin Artur Çani që ka zbuluar se kryeministri Edi Rama ka takuar pronarin e News 24 dhe i ka kërkuar largimin e Rakipit. I gjithë njoftimi që bëhet – e që ndoshta bën pjesë në lajmet që KE përcjell nga Shqipëria- nuk pasqyron asgjë më shumë sesa raportimet e bëra mbi këtë zhvillim që po amplifikohet nga opozita si pjesë e cenimit të lirisë së medias.
Nuk ka aty asnjë përpjekje të KE-së ndaj qeverisë shqiptare për të sqaruar këtë situatë, por thjesht një lajm për qametin e zi të medias në vendin tonë.
Kjo sjellje krijon një skemë perceptimi të deformuar ku nga njëra anë kemi tribunët e lirisë së mendimit, nga ana tjetër diktatorin Rama. Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Në punën e gazetarëve shqiptarë, mes të cilëve ka milionerë të paguar përtej çdo logjike tregu, nuk ka ndonjë gjë parimore. Ka luftë politike, ka pozicionim për axhenda dhe arsye që kuptohen vetëm nëse punon në këtë sektor. Ka trafik influence, ka kontrata, ka edhe gjoba dhe shantazhe, por mbi të gjitha ka mbivlerësim. Një inflacion i madh ku e vërteta fshihet.
Nëse z. Rakipi në emisionin e vet tronditi me zbulimin e skandalit të DH Albania, z. Krasta çfarë bëri? Pyetja tjetër që shtrohet këtu është: me çfarë e ka kërcënuar kryeministri biznesmenin Hysenbelliu, të cilin e cilësoi Kazan në intervistën e bërë me Rakipin në maj të vitit 2017? Me ndonjë tender, me ndonjë kontratë, apo e ka kërcënuar fizikisht?
Por edhe brenda kësaj llogjike dhe shqetësimit të madh të opozitës, ne kujtojmë se nëse z. Rakipi denoncoi me kosto personale skandalin e DH Albania, një javë më vonë, në dhjetor të vitit 2018, partizani i sotshëm i mbrojtjes së tij, ish-kryeministri Sali Berisha, shkoi në intervistë në televizionin e bisnesmenit Bashkim Ulaj që u akuzua se qëndronte pas skandalit. Si ta shpjegojmë këtë sjellje, apo me misitikën e politikës globale të liderit historik të së djathtës?!
Është detyra e gazetarëve të këtij niveli, të cilët me këtë zhurmë po rrisin pazarin e vet, të zbardhnin prapaskenën, dhe nëse ajo do të binte ndesh me parimet të cilat predikojnë, ta denonconin.
Sot është kollaj të thuash: Edi Rama më hoqi nga puna. Ka ndodhur dhe do të ndodhë. Por si e mbylli emisionin Edi Rama? Kur një gazetar lëshon një akuzë të tillë, ai në fakt sapo ka denoncuar pronarin e medias ku punonte, ndaj zhurma në krye të së cilës qëndron një opozitë malinje si kjo e Lulzim Bashës që e qep dhe hap gojën në varësi të informacioneve që i shërbehen, është asgjë më shumë sesa ajo e një gjinkalle gushti.
Të vjen keq të shohësh katandisjen e KE-së në një seksion qorr të opozitës, kur për draftin e projektligjit për mediat online, ky institucion nuk lëvizi nga vendi veçse kur u bë presion nga Shqipëria.
Media në këtë vend ka probleme shumë të mëdha. Por problemet e saj kryesore nuk lidhen me emrat e Rakipit, e ca më keq të këtij Adi Krastës, por me ato të reporterëve dhe stafeve që menaxhojnë punën. Për to pakkush flet. Mezi e hapin gojën edhe unionet e drejtuara në përjetësi nga të njëjtët yesmenë që i sheh shumicën e kohës kokteileve të ambasadave.
Në fund fare askush nuk diskuton për këto lëvizje mbi terma kontratash, sepse askush nuk ka qejf t’i zbardhë këto kontrata, një arsye më shumë kjo se përse pastaj të gjithë luajnë rolin e “gojëhapurit” kur rezultojnë “gazetarë” me llogari bankare 1 milionë dollarë. Llogari që mundet të jenë edhe ilustrim i “Ëndrrës Shqiptare”, mundësuar ekskluzivisht nga Hysenbellinjtë e shumë të “medias” shqip.
Re.Pu
Comments
Shume e vertete Respublica,
Shume e vertete Respublica, media shqiptare e ka kycur gojen per shume probleme, sepse ajo drejtohet dhe perbehet me se shumti nga fshatare te zbritur dekadat e fundit ne Tirane, e te cilet primatin e tyre kryesor kane berjen e parave. Por mua nuk me duket se Respublica.al dallon kryekeput nga mediat e tjera. Kemi kaluar shume e shume tema ne Shqiperi, ato fetare, ate te xhamise otomane te Erdoganit, ate te investimeve turke, ate te pageses se medias shqiptare nga jashte, ate te "investimeve strategjike", ate te tokave, ate te nisjes se prishjes se Bregut (Rivieres), ate te Kacifes, tani se fundi rastin e filmuar me Kokdhimen dhe dy udheheqesit e grupit turistik, ku media shqiptare foli ne kor e pa alternativa! E pastaj habiteni se si u vendos nje memorial tek kodrat e liqenit, per nje ngjarje ne Turqi pa lidhje fare me Shqiperine, ku ju mediat nuk folet fare qysh ne fillim per ate arkitekture xhamie otomane, dhe nuk nxirrnit as edhe nje shkrim qe fliste per ndryshimin e modelit otoman te xhamise; biles edhe komentet (pa ofendime) i keni penguar asaj kohe (DITA)!
Krahasoni lajmet tuaja te medias me temat qe qarkullojne ne youtube, neper forume te ndryshme, neper faqe dhe blloqe interneti! Apo dhe vetem me komente te ndryshme ti krahasoni! (Nuk flas per komentet me ofendime.) Cfare ndryshimi! Sa mendim te kundert e sa fakte dhe argumenta sheh ne gjithe keto te tjerat ne krahasim me median bajate shqiptare, ku une shikoj se ju te respublica.al, nuk beni ndonje perjashtim. Asnjera nga mediat shqiptare ka hapur nje teme debati per temat e mesiperme, ku te ziejne mendimet e ndryshme e te kunderta! Dhe as ka lejuar nje shkrim me mendim te kundert me te sajin. Dhe as do te guxoje ndonjehere, por do te vazhdoje si ata mikrobogjezet e vegjel te shohe xhepin dhe karrieren e saj.
Ylli Rakipi nuk perben ndonje mendim teresisht te pavarur, aq me pak Adi Krasta! (Panvarsisht se te dy duken njerez simpatike.) Por Yllit i duhej nje dalje ne pension me lavdi! Sepse ceshtja e avionit Albania nuk ka perbere ne lajmet shqiptare thembren e Akilit, as bashin e anijes! Por ishte nje lajm qe e raportuan te gjitha mediat per ca makinacione te rendomta Tama-Erdogan (Shq.-Turqi), te cilat jane te perditshme, por ne teresine e tyre jane nje problem jo i vogel per vendin tone. R.Th.
Si shkrimi ashtu edhe komenti
Artikulli bie ere mendimi filozofik tip cupeline ose e shumta Mustafa Nano. Sperdredhje e veshtire per te ruajtur boshtin apo ndonje parim. Te dy gazetaret kane patur qendrime tejet kritike, dhe kjo eshte e vertete si dielli. Qe Krasta ka nje qendrim parimor dhe me baze as kjo nuk mohoet dot nga askush. Te inskenosh sikur Krasta eshte i shitur tek e djathta me ne krye Bashen, eshte blasfemi. Shkurt thoni te dy palet ca te verteta si ajo qe biem dakort te tere qe media eshte e shitur ne pergjithesi, qe ajo drejtohet nga fshatare te zbritur gerxheve me opinga, por kaq, ketu mbaron ligjerata. Komenti ka te drejte kur permend se sa shume ngjarje me output negativ kane kaluar pa kritike ne media. Por te dyja shkrimet kane nje te perbashket akoma me te hidhur. Shijen qe lene pas, qe te ben te mendosh qurravitjen e atij qe mendon: pse valle nuk krijova une nje media, gravitet qe ta shisja pastaj dhe te pasurohesha. Kaq!
E para nuk ka artikull. Por
E para nuk ka artikull. Por ka nje shkrim qe komenton nje zhvillim ne media. E dyta nuk ka kurrfare mendimi filozofik as prej cupeline e as prej gruaje shtatzane. Vete tema eshte konkrete dhe trajton nje ngjarje konkrete ne menyre konkrete sipas nje pikeveshtrimi. Nuk pretendon njeri kaq shume sa thoni Ju.
Tani se cfare ben njeri dhe tjetri mesa duket ju e dini shume mire sepse jeni kategorik. Por edhe duke pranuar se ju e dini dhe po thoni te verteten e njerit parimor dhe tjetrit, per aq sa na takon dhe i detyrohemi lexuesit Ju themi se Nuk jemi dakord. Ne asgje.
(Per adashin R.F., qe
(Per adashin R.F., qe replikon me lart). Nje lloj media, pra nje gravitet, sic thua, e kane sot shume njerez permes internetit. E ka edhe nje komentues cfardo, qe mban te njejtin nick (pseudonim) diku ne ndonje gazete apo forum. Ky gravitet i imi ekziston gjithashtu, sic duket padashur me lart tek identifikimi, (ndonese nuk esht krijimi i gravitetit qellimi aty). Dhe ky gravitet (qendrim) as nuk shitet as nuk blihet, as nuk ka lidhje fare me leke dhe perfitime te tjera materiale, por thjesht vetem te merr kohen qe mund ta kaloje me nje shetitje apo dicka tjeter. Ky gravitet (qendrim) eshte "instiktiv" ne fakt.
"Nëse z. Rakipi në emisionin
"Nëse z. Rakipi në emisionin e vet tronditi me zbulimin e skandalit të DH Albania, z. Krasta çfarë bëri?"--Cfare duhet dhe mund te bente Krasta me shume, te hidhte veten ne ere? Nje gazetar ka per detyre ti thote te vertetat qe di, dhe te denoncoje te keqen, mision qe Krasta me duket se e ka permbushur goxha mire. Askush nuk po thote te shpallen heronj apo martire, jane njerez qe kane bere detyren, dhe kjo eshte per tu lavderuar me shume, ne kushtet kur te gjithe e kane nje cmim, dhe fatkeqesisht teper te ulet. Ju as kur eshte rasti te solidarizoheni me koleget tuaj nuk u leshon goja nje fjale te mire, pale te organizoheni e te mbroni njeri tjetrin ne emer te fjales se lire. E dime qe media eshte nje bulevard prostitutash, prandaj sa tregoni me gisht njeri-tjetrin, me mire eshte te pranoni deficiencat prej te cilave asnje nuk eshte i imunizuar, e te perpiqeni te beni aq sa mund te beni me mire, pa "pushkatime" pa gjyq ne opinionin publik.
Jo larg qofte. Nuk thote
Jo larg qofte. Nuk thote njeri ate. Ju kerkoni solidaritet. Ja tek po e beni edhe me kete koment. Ne po themi te verteten tone, ashtu sic e dime. Ndihme eshte edhe kjo.
Add new comment