kerry

Tirana pranon strehimin e 2 mijë muxhahedinëve iranianë

Postuar në 15 Shkurt, 2016 14:22

Mediat e huaja i bënë jehonë vizitës së sekeretarit amerikan të Shtetit, John Kerry në Tiranë dhe një marrëveshje të mbyllur me qeverinë shqiptare për strehimin në Shqipëri të 2 mijë muxhahedinëve iranianë. Iefimerida.gr raporton se nuk është hera e parë që qeveritë shqitarë marrin përsipër të strehojnë muxhahedinë. I prari që pranoi një kërkesë të amerikanëve për strehimin e 210 muxhahedinëve të opozitës iraniane ishte ish-kryeministri Berisha në Maj të vitit 2013. Edi Rama ra dakord të pranojë 2 mijë nga 2 mijë e 800 të tillë  që gjenden aktualisht në bazën amerikane “Liria” të Irakut.

Heshtje nga LSI për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit

Postuar në 14 Shkurt, 2016 23:23

Një hollësi që mund të ketë kuptim, nisur nga trajtimi që disa media i bënë vizitës së John Kerryt në Tiranë. U nënvizua me forcë se sekretari amerikan i Shtetit nuk do të takonte Ilir Metën, që mban detyrën e kryetarit të Kuvendit. Edhe gjatë vizitës së Victoria Nuland, pak muaj më parë u soll në vëmendje ky fakt. E vërteta është se axhenda e një zyrtari kaq të lartë si Kerry, nuk është se mund të lexohet gjithnjë me syzet simbolizuese të koniunkturës politike në Tiranë. Por duhet thënë se sot LSI-ja dhe as Kuvendi, nuk u prononcuan, as e përshëndetën vizitën e Kerryt.

Demokracia si kryefjalë e opozitës

Postuar në 14 Shkurt, 2016 14:34

Axhenda e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, ka përfshirë edhe nja takim me kreun e opoiztës, Lulzim Basha. Duke vlerësuar rëndësinë që ka roli i një opozite në vende si Shqipëria, po përcjellim atë që Basha tha pas takimit me Kerry:

Njohja e fesë, pjesë e programit shkollor. Tirana zyrtare tërhiqet nga qëndrimi për një Marrëveshje të re të Ohrit

Postuar në 14 Shkurt, 2016 14:28

Duket se njoftimet paraprake të medias për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit në Tiranë, kanë qenë të pasakta. U tha se në takim do të flitej për muxhahedinët e opozitës iraniane dhe se do të kishte edhe një marrëveshje, por kjo në fakt është mohuar nga kryeministri Edi Rama. Duket se pika kryesore ka qenë siguria në rajon dhe kërcënimet nga terrorizmi ndërkombëtar, në aktivitetet e të cilit, Ballkani zë një vend jo të vogël.

I qartë për interesat amerikane; Aleatë për terrorizmin, reformat në dorën e shqiptarëve

Postuar në 14 Shkurt, 2016 12:50

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka dhënë një mesazh të qartë ditën e sotme, në konferencën për mediat me kryeministrin Rama. Ai vlerësoi mjaft rolin e Shqipërisë në partneritetin strategjik SHBA-Shqipëri, duke vlerësuar angazhimin e Shqipërisë në konfliktet në Lindjen e Mesme, si edhe në luftën ndaj terrorizmit. Kerry e vuri theksin në reformën në Drejtësi dhe tha se ky proces duhet të përfundojë, duke shtuar edhe ndihmën e pakursyer të SHBA-ve për këtë proces.

Kerry mbërrin në Tiranë

Postuar në 14 Shkurt, 2016 11:23

Ka mbërritur në Tiranë sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. Ai është pritur në Rinas nga presidenti Bujar Nishani, një prezencë kjo e diskutuar shumë në media, e më pastaj k është drejtuar kryeministrisë dhe Ministrisë së Jashtme. Kerry do të takohet edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha, i cili përfaqëson një pol institucional të politikës shqiptare. Vizita është e shkurtër, katër orë dhe siç po del në sipërfaqe ajo ka si qëllim kryesor një marrëveshje për mikpritjen e disa muxhahedinëve iranianë, pjesëtarë të opozitës.

Rusia e gatshme të negociojë largimin e Assadit gjatë vizitës së John Kerryt në Moskë

Postuar në 12 Dhjetor, 2015 22:04

“Pres Tv”, një ndër mediat kryesore iraniane, raporton se Rusia dhe ShBA mund të bien dakord për largimin nga pushteti të presidentit sirian Bashar al Assad dhe krijimin e një faze tranzitore që do të jepte një zgjidhje për krizën e gjatë të Sirisë. Televizioni në fjalë citon Celeste Wallander, drejtore për Rusinë dhe Eurazinë në Këshillit Kombëtar të Sigurisë, sipas të cilës procesi politik është në zhvillim e sipër. Wallander thotë se shpresat janë që kjo gjë të arrihet me vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry në Moskë javën që vjen.

Kerry në Kosovë: “SHBA nuk mbështesin asnjë marrëveshje që cenon integritetin territorial të Kosovës. Kuvendi nuk është vend për gaz lotsjellës”

Postuar në 02 Dhjetor, 2015 17:50

Vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry në Kosovë ka përfunduar me disa mesazhe të qarta për politikën e brendshme kosovare, ashtu edhe për politikën rajonale. Në konferencën për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, Kerry ka theksuar se SHBA-të nuk do të mbështesin asnjë marrëveshje që cenon integritetin e Kosovës. “Nënshkrimi i marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, bashkë me MSA-në, ka mbështetjen tonë. ShBA-të nuk do të mbështetnin asnjë marrëveshje që do të cenonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, tha ai.

Pages

Subscribe to RSS - kerry