keqkuptimi
Pse keqkuptohet përherë për politikën e jashtme ky mjeshtër i fjalës?
Edi Rama mund të jetë ndoshta i vetmi kryeministër që pas thuajse çdo deklarate që ka të bëjë me politikën e jashtme, i duhet të zhvillojë një fushatë sqaruese disa ditore për të shpjeguar atë që ka dashur të thotë. Kjo i ka ndodhur me deklaratat që bëri në fushatën elektorale në ShBA, për deklaratat në Beograd, për Minishengenin, për raportet me Turqinë, për qëndrimet ndaj europarlamentarëve të ndryshëm, për idenë e ndarjes së Kosovës. Dhe tani së fundmi edhe për zgjedhjet në Mal të Zi.
Duan që të keqkuptohen
Sot Ministria e Brendshme e Shqipërisë është detyruar të publikojë atë që e quan një sqarim për prononcimin e zv.ministrit Julian Hodaj, i cili ka thënë për ADF-në gjermane se Shqipëria ka kapacitet të mbajë 600 mijë emigrantë. Ministria thotë se lajmi ka nxjerrë deklaratën nga konteksti duke ofruar me këtë rast edhe sqqarimin e vet: