kenia
Kanibalët e prehistorisë
Shkencëtarët kanë zbuluar provat më të hershme të asaj që sot e quajmë kanibalizëm. Rreth 1.45 milionë vjet më parë, në veri të Kenias njerëzit mund të kenë ngrënë njëri-tjetrin.
Konkluzioni del nga një studim i ri që identifikoi shenja të prerash në fosilet që i përkasin epokës në fjalë. Sipas studiuesve, shenjat me gjasë janë bërë me një mjet guri gjatë procesit të ndarjes së mishit nga kocka, ndoshta për konsum.
Vetëflijim dhe trafik organesh. Masakër e organizuar në Kenia
Ajo që mendohej se ishte një vetëvrasje masive, po rezulton një krim i mirëorganizuar në Kenia. Një varrezë masive u zbulua muajin e kaluar në qytetin Malindi, pranë brigjeve të Oqeanit Indian. Në të u gjetën trupat e qindra ndjekësve të një kulti fetar, të cilëve autopsia zbuloi se u mungonin organe.
Policia beson se shumica e trupave u përkasin ndjekësve të pastorit të vetëshpallur Paul Nthenge Mackenzie, i cili akuzohet se i urdhëroi ata të vdisnin nga uria "për të takuar Jezusin".
Mosmarrëveshjet për detin, refuzohet njohja e një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Kenia dhe Somalia janë duke provokuar një precedent me pasoja lidhur me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjet e kufirit.
Mashkulli i fundit në botë/Rinoceronti i bardhë merret në mbrojtje 24h/ditë
Masat e marra në Kenia synojnë të shmangin zhdukjen përfundimtare.
http://edition.cnn.com/2015/04/16/africa/kenya-northern-white-rhino/inde...
Pranvera Afrikane? Përplasje të dhunshme në Kenia. Opozita kërkon shkrirjen e komisionit të zgjedhjeve
Në Kenia kanë nisur protestat kundër Komisionit të Zgjedhjeve, ndonëse procesi zhvilloher në vitin 2017. Opozita kërkon zgjedhje të lira presidenciale, ndonëse në vitin 2013, drejtuesja e sotme e opozitës, Raioa Odinga, rezultoi humbëse. “Al Jazeera” raporton se kjo është protesta e tretë brenda një muaji në kryeqytetin Nairobi dhe ka si shkak pretendimin e opozitës se vendimet e komisionit kanë qenë të paragjykuara. Policia nuk hezitoi në përdorimin e dhunës kundër protestuesve që kërkojnë rinovimin e komisionit zgjedhor.
Umoja, fshati ku banojnë vetëm femra dhe fëmijë
“The Guardian” sjell në vëmendje historinë e rrallë të fshatit Umoja, në kullotat e Samburus, në veri të Kenias. Përmes një reportazhi, gazeta në fjalë shkruan për fshatin e banuar vetëm nga femra dhe fëmijë. Themeluar në vitin 1990 prej 15 femrave që i kishin mbijetuar përdhunimeve nga ushtarët britanikë, Umoja u shtua gjatë viteve me femra që i iknin martesave në moshë të njomë, përdhunimeve dhe dhunës, që janë të zakonshme në Samburu. Aktualisht Umoja ka 47 banore ferma dhe 200 fëmijë, që jetojnë duke shitur punime artizanale ndaj turistëve që bëjnë safari afër.