Umoja, fshati ku banojnë vetëm femra dhe fëmijë

Postuar në 16 Gusht, 2015 18:08

“The Guardian” sjell në vëmendje historinë e rrallë të fshatit Umoja, në kullotat e Samburus, në veri të Kenias. Përmes një reportazhi, gazeta në fjalë shkruan për fshatin e banuar vetëm nga femra dhe fëmijë. Themeluar në vitin 1990 prej 15 femrave që i kishin mbijetuar përdhunimeve nga ushtarët britanikë, Umoja u shtua gjatë viteve me femra që i iknin martesave në moshë të njomë, përdhunimeve dhe dhunës, që janë të zakonshme në Samburu. Aktualisht Umoja ka 47 banore ferma dhe 200 fëmijë, që jetojnë duke shitur punime artizanale ndaj turistëve që bëjnë safari afër. Rebeça Lolosoli është themeluesja e cila i mbijetoi një rrahjeje nga një grup burrash sapo ajo zuri në gojë idenë e një komuniteti vetëm me femra. Samburu janë të afërt me fiseg Masai, blegtorë gjysmë nomadikë me organizim shumë patriarkal.

http://www.theguardian.com/global-development/2015/aug/16/village-where-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.