kartoni jeshil
Karteli i sigurimeve, çmim të rakorduar edhe për kartonin jeshil
Kompanitë e sigurimit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për shitjen dhe administrimin e kartonit jeshil. Kartoni jeshil është produkt sigurimi për dëmet që drejtuesit e mjeteve mund të shkaktojnë në lëvizjet e tyre jashtë territorit të Shqipërisë. Në treg, shoqëritë e sigurimit e lëshojnë atë me një çmim fiks e të standardizuar.
Shqiptarëve u leverdis të sigurohen jashtë për kartonin jeshil
Shqiptarëve po u ndodh i njëjti fenomen si me çmimet e karburanteve ku banorë të zonave kufitare detyrohen të shkojnë në vendet fqinje për t’u furnizuar me karburant për shkak të çmimeve më të ulëta.Shumë prej banorëve të zonave veriperëndimore kanë vendosur që që siguracionin për automjetin ta paguajnë në Malin e Zi, pasi kushton më lirë: 15 euro nga 40 që është në Shqipëri, për një fat kohor dyjavor. Kompanitë e sigurimeve nuk ofrojnë siguracion 1, 3 apo 5-ditor për kartonin jeshil.