karpen

PD: Kush fshihet pas Portit të Karpenit? Për PD-në: Pse nuk votuat kundër?

Postuar në 29 Korrik, 2016 12:47

Partia Demokratike i kërkoi qeverisë të bëjë transparente kontratën për ndërtimin e një Porti të Ri në Karpen të Kavajës, investim që llogaritet në 5 miliardë dollarë. Por opozita hedh dyshime se pas këtij projekti fshihen interesa klienteliste të qeverisë. "Fillimisht, Edi Rama ia dha këto 1700 hektarë kompanisë “Star Bridge Port Development Ltd”, me qendër në Britani, e cila rezultoi me një kapital prej 100 paundësh. Ia dha kompanisë me 100 paund, me ca copa letrash ku flitej për ndërtimin e një kompleksi laraman, me lloj lloj objektesh të planifikuara aty.

Porti i Karpenit, një zgjidhje strategjike që shmang kostot e Roterdamit?

Postuar në 22 Korrik, 2016 14:57

Dje Parlameti shqiptar miratoi me 84 vota pro, 1 abstenim dhe 55 deputetë pa votuar,  projektligjin për nisjen e negociatave për ndërtimin e portit dhe zonës ekonomike mbështetëse në Karpen të Kavajës. Është bërë e njohur se investimi në total shkon 5 miliardë dollarë dhe e gjithë zona do të kapë 1700 ha.

Durrësi 2, qeveria plan për një superport 5 mld dollarë në Karpen?

Postuar në 15 Korrik, 2016 15:19

Qeveria ka në plan lejimin e ndërtimit të një porti të thellë, një projekti kompleks e gjigant me vlerë 5 miliardë dollarë. Gjithçka zbulohet në projektligjin i cili kërkohet të miratohet nga Kuvendi me procedurë të përshpejtuar për të mundësuar lidhjen e kontratës, me kompaninë ndërkombëtare “Star Bridge Port Developments Limited”.

"Tema Tv"

Subscribe to RSS - karpen