kallezimi penal
Presidenti kallëzon penalisht ministren e Drejtësisë: "Rilindja është një murtajë"
Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar kallëzim penal në prokurorinë e posaçme (SPAK) në adresë të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, si dhe të disa zyrtarëve të lartë të institucionit në fjalë. Në fjalën e tij pas dorëzimit të kallëzimit, Meta u shpreh se rilindja dhe qeverisja e ‘rilindjes’ janë një murtajë për vendin dhe se ai i pret qytetarët më 2 mars për të luftuar kundër kësaj sëmundje. Presidenti ka shtuar më tutje se është detyra e tij kryesore që të ruajë Kushtetutën. Sipas tij, ajo që ndodhur është ngjarja më e rëndë në historinë e shtetit shqiptar, ndërkohë që po vlerësohen fakte
Qeveria e portaleve i deklaron luftë Qytetarit Dixhital
Policia e Shetit ka shpërndarë sot një njoftim publik përmes të cilit bën me dije se do të bëjë kallëzim penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha që sipas saj poston shpifje të pamumërta “ndaj kësaj organizate ligjzbatuese”.
E gjendur nën presionin e pandërprerë të një lumi shpifjesh nga ana e këtij shtetasi, Policia e Shtetit bën me dije se do të reagojë me kallzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve, nga Prokuroria.
ABC NEWS: Sajmir Tahiri kërkon nga prokuroria hetim për përgjimin e tij në zyrë
Sajmir Tahiri është përgjuar në zyrën e tij. Të paktën këtë raporton televizioni “ABC NEWS” sipas të cilit Ministria e Brendshme ka depozituar edhe një kallëzim penal në Prokurori, bashkë me pajisjen e gjetur. “Burimet zyrtare pranë prokurorisë së përgjithshme, i thanë ABC NEWS se pak ditë më parë, Ministria e Brendshme ka dorëzuar një kallëzim penal pranë prokurorisë së kryeqytetit. Ku kërkohet të gjenden personat që i kanë vendosur në zyrë ministrit Tahiri aparat përgjimi.
Kallëzim penal për deputeten e PD-së, Albana Vokshi. Kryeministri: “Jap dorëheqjen nëse provon në Gjykatë se ka prova për ato që akuzon”
Kryeministria ka shpërndarë sot një njoftim përmes të cilit bën me dije kallëzimin penal të deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi. “Deputetja e Partisë Demokratike ka marrë përsipër sektorin e prodhimit të baltës së shpifjeve për çdo nismë të qeverisë në fushën e shëndetësisë. Në aktivitetin e saj të vazhdueshëm prodhues, ajo në mënyrë të përsëritur përshin emrin e Kryeministrit.