ABC NEWS: Sajmir Tahiri kërkon nga prokuroria hetim për përgjimin e tij në zyrë
Sajmir Tahiri është përgjuar në zyrën e tij. Të paktën këtë raporton televizioni “ABC NEWS” sipas të cilit Ministria e Brendshme ka depozituar edhe një kallëzim penal në Prokurori, bashkë me pajisjen e gjetur. “Burimet zyrtare pranë prokurorisë së përgjithshme, i thanë ABC NEWS se pak ditë më parë, Ministria e Brendshme ka dorëzuar një kallëzim penal pranë prokurorisë së kryeqytetit. Ku kërkohet të gjenden personat që i kanë vendosur në zyrë ministrit Tahiri aparat përgjimi. Këto burime nuk japin detaje për llojin dhe përmasat e aparaturës së përgjimit, por shtojnë se ajo është dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore për ekzaminim. Sipas Prokurorisë, referuar kallëzimit është bërë edhe regjistrimi i procedimit penal, për momentin për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Pasi nga të dhënat paraprake, dyshohet se personi që i ka vendosur pajisjen e përgjimit në zyrë ministrit Tahiri është punonjës i Ministrisë së Brendshme”, raporton televizioni në fjalë.
Ky fakt u pretendua ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, sipas të cilit madje pajisja është gjetur pas grirëses së letrave. Më tej akoma, Berisha tha se Tahiri dyshon për ish-zv.ministrin e Brendshëm, ndërkohë që ditë më vonë tha se ka edhe dy video të tjera në zyrat qendrore të qeverisë.
Comments
Te dhjefsha ministrin e
Te dhjefsha ministrin e brendshem.
Kur nuk je ne gjendje te ruash zyren tende, ik pirdhu.
Jep doreheqjen.
Add new comment