jean francezi
Në gjurmët e Jean “shqiptarit”
Ishin shkrimet e botuara së fundi mbi ushtrinë hitleriane në Shqipëri dhe raportet e tyre mbi pamundësinë e shqiptarëve për të qeverisur që menjëherë më kujtuan mikun tim francez, Jean Dutzer, i cili në ato kohë të errëta ishte dërguar me forcë në frontin shqiptar në radhët e një regjimenti gjerman. I telefonova menjëherë, duke menduar se pak shpresa do të kisha ta gjeja gjallë, pasi ai duhej t’i kishte kaluar tashmë të 90-at.