janar
Taksa e pronës rritet me 20-50%, vihet në faturën e energjisë
Nga janari qeveria do të fillojë të mbledhë taksën e pronës, një tarifë që do të vendoset mbi vlerën reale të tregut të dhe do të vilet përmes faturës së energjisë elektrike. Burime zyrtare në Ministrinë e Financave thanë për televizionin Klan se rritja për individët do të variojë nga 20- 50% të shumës që paguhet sot, ndërsa për godinat në periferi nuk do të ndryshojë. Bizneset, që aktualisht paguajnë një tatim të lartë, do të kenë një taksë më të zbutur vitin e ardhshëm.
“One Billion Project Financing”, qeveria fut turqit në vallen e konçesioneve
Një nga praktikat më të shumëdiskutuara që ka ndjekur qeveria në investimet publike është ajo e dhënies së shërbimeve me konçesion, jo më shumë për bashkëpunimin me sektorin privat sesa për klientelizmin që ka shoqëruar këtë proces. Gjithsesi qeveria duket e vendosur të mos heq dorë nga kjo praktikë madje të shtrijë bashkëpuniumin përtej fashës vendase të biznesit, duke operuar madje edhe me kritere politike në përzgjedhjen e investitorëve të huaj që do të marrin në dorë shërbimet apo punët publike.
Iluzioni i rritjes së të ardhurave!
Rritja e lartë dyshifrore me rreth 16% e të ardhurave në buxhet për 2 mujorin ishte një sinjal pozitiv se financat i lanë pas problemet e vjetshme, kur zgjerimi real ishte afër zeros dhe plani nuk u realizua për asnjë muaj, duke detyruar rishikimin e buxhetit në mes të vitit dhe duke e mbyllur vitin me 35 miliardë lekë mangur nga plani fillestar. Megjithatë, të dhënat e detajuara tregojnë se performanca e mirë e financave ka ardhur nga janari, ndërsa shkurti ka qenë një muaj tepër i dobët.