jamal khashoggi
Drejt "tretjes" dosja Khashoggi
Prokurori turk në çështjen kundër 26 shtetasve sauditë të akuzuar për vrasjen e gazetarit të Washington Post, Jamal Khashoggi, bëri një kërkesë të papritur të enjten që gjykimi i tyre në mungesë të pezullohej dhe çështja të transferohej në Arabinë Saudite.
Kolegji i gjyqtarëve nuk mori asnjë vendim për kërkesën e prokurorit, por vendosi që një letër duhet t'i dërgohet Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë për opinion mbi transferimin e mundshëm të dosjes tek autoritetet gjyqësore saudite, raportoi agjencia shtetërore Anadolu. Seanca është shtyrë për më 7 prill.
Raporti për vrasjen e Khashoggi-t ngre pikëpyetje për projektin 500 miliardë USD të Arabisë Saudite
Duket si një vizion i pamundur, një megaqytet në shkretëtirë pa makina apo rrugë, por me makineri të njohjes së fytyrës.
Princi Mohammed bin Salman është i bindur t’i shkojë në fund projektit të tij me vlerë 500 miliardë dollarë, që synon të diversifikojë ekonominë e Arabisë Saudite. Në kuadër të këtij projekti pritet të punësohen 700 persona gjatë këtij viti.
Por ndërkohë që ky projekt, i emërtuar NEOM, po shitet si vizioni i një të ardhmeje të ndritur, investitorët ndërkombëtarë kanë disa sfida përpara.
Fjalët e fundit të Jamal Khashoggi-t
Të tjera detaje shokuese kanë dalë në dritë nga momentet e fundit të gazetarit suudit, Jamal Khashoggi, i vrarë pas hyrjes në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
Shefi i departamentit të gazetarisë investigative të gazetës turke Sabah, shkruan se para të linte frymën në në ndërtesën e konsullatës, gazetari u kishte kërkuar agjentëve që t’i hqinin nga koka një qese që i kishte marrë frymën. “Po mbytem, ma hiqni këtë qese nga koka, jam klaustrofobik”-mësohet t’u ketë thënë Kasogi, agjentëve që e rrethonin.
Arabia Saudite i bashkohet Aleancës kundër Lajmeve të Rreme: Kërcënon me pesë vjet burgosje
Arabia Saudite ka vendosur shtrëngime të reja penale për lajmet e rreme. Sipas raportimeve të Saudi Gazzette, Riadi zyrtar kërcënon me pesë vjet burg për ata që përhapin lajme të rreme online. Njoftimi referon deklarimet publike të Prokurorisë Publike sipas së cilës neni 6 I Rregullores për Krimet Kibernetike parashikon pesë vjet burg dhe 3 milionë Rial gjobë nëse diksuh shpërndan dhe prodhon elektronikisht materiale që prishin rendin publik, cenojnë vlerat fetare, moralin publik dhe privatësinë.