islamizimi
Teza e Spahiut: Islamizimi i shqiptarëve u nxit në kohën e Qyprillinjve(Qypërlinjve)
Në literaturën tonë dhe literaturat ballkanike e, madje, edhe evropiane, emri turk përdoret edhe për ushtarët osmanë dhe emri Turqi po ashtu përdoret jo vetëm për të emërtuar shtetin modern të krijuar nga Mustafa Kemal Ataturku (1881-1938), po edhe Perandorinë Osmane (1299-1923). Ky është një gabim i pafalshëm, andaj për t’i ikur keqkuptimit, duhet të sqarohemi që në fillim.