isis

Austria “kthen” orën diplomatike mbrapa: Në luftën kundër ISIS, duhet të përfshihen edhe Asadi, Irani dhe Rusia

Postuar në 09 Shtator, 2015 00:14

Skenari Sadam – Gadaf nuk funksionon më. Prova gjenerale në Siri, me synim likujdimin e presidentit në fuqi, Bashar al Asad dhe mandej hapjen e kapitullit të njohur të “demokratizimit”, ka ngecur keq. Madje aq keq, saqë Perëndimi sot priret të kërkojë ndihmën e Asadit për të luftuar Shtetin Islamik. Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, deklarpi gjatë një vizite në Iran, se në luftën kundër ISIS, Perëndimi duhet të angazhojë Asadin, Iranin dhe Rusinë. “Ne kemi nevojë për një qasje të përbashkët pragmatike në këtë drejtim duke përfshirë edhe Asadin në luftën kundër ISIS”, tha Kurz.

ISIS “ngec” për shkak të stuhisë së rërës mbi Lindjen e Mesme. Pamjet

Postuar në 08 Shtator, 2015 22:08

Një stuhi e fortë rëre mbi ISIS-in. Kështu mund të quhet pluhuri që ka mbuluar Lindjen e Mesme, duke vendosur në gjendje ngrirje si në jetën e zakonshme, ashtu edhe në luftën e egër në ato zona ku luftohet. Stuhia masive filloi në Irak dhe po mbulon edhe pjesë të Sirisë, Turqisë, Egjiptit, Libanit, Palestinës e deri në ishullin e Qipros. Shumë fluturime janë ndaluar, ndërsa shkollat janë mbyllur në Jordani e Liban.

Një krahasim me shkatërrimet e ISIS – Vandalizmi kulturor në ShBA

Postuar në 07 Shtator, 2015 13:36

Robert P. Crease, profesor i filozofisë në Universitetin e New York, shkruan një opinion në “Project Syndicate” që e titullon: “Vandalizmi kulturor në Amerikë”. Crease e nis opinionin me një krahasim disi joproporcional: ai thotë se sa herë dëgjon në lajme për shkatërrimet arkeologjike të ISIS, i vjen ndërmend sulmi që po ndodh në ShBA ndaj komunitetit shkencor.

Franca mund t’i bashkohet ShBA në goditjen e ISIS-it në Siri

Postuar në 05 Shtator, 2015 14:58

Franca mund t’i bashkohet veprimeve ushtarake të ShBA-së në Siri kundër Shtetit Islamik. Gazeta greke “Protothema” i referohet gazetës franceze “Le Monde”, sipas së cilës Presidenti francez, Francoise Holande, do ta njoftojë këtë gjë ditën e hënë.
Objekt i sulmeve franceze do të jenë pozicionet e ISIS në Siri, prej nga ku po prodhohet ndër të tjera edhe tragjedia e refugjatëve. Duket se është ky një nga faktorët që po angazhon perëndimin për të goditur militantët e ISIS, ndonëse me këtë rast çështja e Bashar al Asad po kalon në plan të dytë, pse jo me një marrëveshje të heshtur.

Reagimi i çuditshëm qetësues i qeverisë së Kosovës: Jo, s’kemi frikë nga VV, gardhin metalik e vumë për ISIS-in?!

Postuar në 01 Shtator, 2015 14:56

Një qetësim të çuditshëm i ka bërë qeveria kosovare opinionit publik, pas marrjes së masave duke  shtuar rrethimin metalik në ndërtesën e saj. Pas qarkullimit të lajmit se këto masa ekstra janë marrë nga frika e ndonjë aksioni të dhunshëm të lëvizjes Vetëvendosje, në një sqarim të Qeverisë së Kosovës thuhet se masat e ndërmarra kanë të bëjnë me rekomandimet që kanë të bëjnë me gjendjen e sigurisë në rajon e jo me zhvillimet e fundit Brenda forcave politike. Pra, Qeveria lë të kuptohet se gjithçka ka të bëjë me kërcënimet e ndonjë sulmi terrorist nga ISIS e jo me përplasjet me VV-në.

ISIS ka hedhur në erë tempullin e Baalshaminit në Palmira, raporton BBC

Postuar në 24 Gusht, 2015 00:13

BBC citon burime nga zyrtarë sirianë dhe aktivistë, se militantët islamikë të ISIS kanë hedhur në erë tempullin e lashtë të Baalshaminit në Palmira. Kreu sirian i antikiteteve citohet të ketë thënë se tempulli është hedhur në erë këtë të dielë. Por Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër ka raportuar se ngjarja ka ndodhur një muaj më parë. ISIS mori kontrollin e Palmirës majin e kaluar, duke shkaktuar frikën e madhe se kjo trashëgimi i njerëzimit do të shkatërrohej, siç ka ndodhur me site të tjera antike në Irak.

Siri, militantët e ISIS-it ekzekutojnë përgjegjësin 82 vjeçar të sitit arkeologjik të Palmirës

Postuar në 20 Gusht, 2015 08:02

Barbaritë e militantëve të Shtetit Islamik nuk njohin kufij. Kësaj radhe vrasja përmes prerjes së kokës i ka marrë jetën një arkeologu 82 vjeçar, Khaled al – Asaad, përgjegjës për sitin e famshëm të Palmiras. Qyteti ka rënë në dorë të militantëve që kontrollojnë aktualisht 1/3 e Sirisë dhe për një muaj ata kanë marrë në pyetje al – Asaad për vendndodhjen e disa prej artefakteve kryesore.

“Pushtimi i Kostandinopojës", ISIS, thirrje për të marrë Stambollin

Postuar në 19 Gusht, 2015 10:53

Shteti Islamik publikoi një video ku i bën thirrje popullit turk të rebelohet e të ngrihet në luftë kundër regjimit të Presidentit Tajip Erdogan, që ai e quan të pabesë dhe tradhtar. “Zëri i Amerikës” duke i referohet një lajmi të njoftuar nga faqja e shërbimit monitorues SITE,ku  grupi bën thirrje gjithashtu që populli turk të ndihmojë për marrjen e Stambollit. Sipas shërbimit SITE, videoja me titull "Një mesazh për Turqinë" u publikua nga e ashtuquajtura zyrë e mediave shtetërore në Raqqa, që i referohet kryeqytetit të grupit Shteti Islamik në Sirinë veriore.

Shqiptari i ISIS reagon për aksionin në Maqedoni: Shqiptarë gati për luftë, ka ardhur koha të zhdukim zullumin sllav!

Postuar në 08 Gusht, 2015 19:04

Shteti Islamik i ISIS ka reaguar ekskluzivisht për “JavaNews.al” në lidhje me aksionin anti­terrorizëm në Maqedoni të ndërmarrë dy ditë më parë. Përmes një mesazhi të dërguar në faqen zyrtare në Facebook të redaksisë së “JavaNews.al”, nga shtetasi i ashtuquajtur Sejfedin Al­Albani, i bëhet thirrje shqiptarëve kudo ku janë të marrin armët dhe të bëhen gati për luftë. Nën emrin fals në Facebook Xhavit Xhavit, shqiptari Sejfedin Al­Albani shkruan se tashmë ka ardhur koha që terroristët e ISIS të ndërmarrin aksione në Ballkan, në veçanti në Maqedoni.

Maqedoni, arrestime imamësh të dyshuar për lidhje me ISIS

Postuar në 06 Gusht, 2015 10:14

Në rajone të ndryshme të Maqedonisë u zhvillua një aksion i gjerë policor në të cilin u arrestuan 9 vetë të dyshuar se rekrutojnë luftëtarë të ISIS-it në Irak dhe Siri. Mes tyre është edhe një imam i një xhamie në Shkup, e cila vepron jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame. Ministria e Brendshme njoftoi se në Maqedoni nuk ka kampe për stërvitje, por bëhet rekrutim i shumë të rinjve, ndërsa deri më tani 16 persona kanë vdekur në luftërat në Lindjen e Mesme. Grupi ka pasur lidhje edhe me 16 shtetas të Maqedonisë të cilët tashmë kanë humbur jetën viteve të fundit në luftimet në Irak e Siri.

Pages

Subscribe to RSS - isis