intercept
Kriza e kristianizmit europian, faktor në rritjen e ekstremit të djathtë?
Zgjedhjet në Gjermani kanë një kryelajm: Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë ka hyrë në Parlament si parti e tretë me një diferencë më pak se 8% nga socialdemokratët. Analogjia me nazistët dhe rrugën e tyre parlamentare drejt pushtetit nuk mungon. Edhe mesazhet politike janë të ngashme.
Video e Pentagonit: Jemi të papërgatitur për Megaqytetet e 2030-ës
“The Intercept” publikon një video të realizuar nga Pentagoni që nënvizon sfidat e mëdha të sigurisë në një botë ku popullsia urbane në vitin 2030 do të arrijë 1.4 miliardë. Megaqytetet që mund të parashikohen që sot janë një aliazh krimi dhe polarizimi social që vë në pikëpyetje efikasitetin e strategjive të deritanishme të sigurisë publike, përballimit të krimit, por edhe rendin social që kemi njohur deri më sot. Video ka karakter didaktik, për qëllime të Pentagonit, por ajo na ofron një realitet distopik prej nga ku të gjithë duan të ikin, apo edhe të mos e pranojnë.
Dështimi total i medias tradicionale: Fajin për humbjen e Clinton e ka interneti dhe Putin
Çështja e zgjedhjeve është rihapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas një kërkese për rinumërim të Jill Stein e të gjelbërve në Wisconsin. Lajmi ishte se Stein mblodhi shumë shpejt para për një kohë shumë të shkurtër, rreth 6 milionë dollarë, për të mbështetur kostot e rinumërimit. Ata që mbështesin kandidaten Stein flasin se këtu është fjala më tepër për parimet sesa për të ndryshuar diçka në rezultat. Stein dhe Gary Johnson morën gjithësej 7 milionë vota në planin kombëtar, por në Wisconsin, sikurse në disa shtete të tjera, diferenca mes dy kandidatëve kryesorë ishte shumë e vogël.