Video e Pentagonit: Jemi të papërgatitur për Megaqytetet e 2030-ës

Postuar në 26 Dhjetor, 2016 23:28

“The Intercept” publikon një video të realizuar nga Pentagoni që nënvizon sfidat e mëdha të sigurisë në një botë ku popullsia urbane në vitin 2030 do të arrijë 1.4 miliardë. Megaqytetet që mund të parashikohen që sot janë një aliazh krimi dhe polarizimi social që vë në pikëpyetje efikasitetin e strategjive të deritanishme të sigurisë publike, përballimit të krimit, por edhe rendin social që kemi njohur deri më sot. Video ka karakter didaktik, për qëllime të Pentagonit, por ajo na ofron një realitet distopik prej nga ku të gjithë duan të ikin, apo edhe të mos e pranojnë. “Megaqytetet janë sisteme komplekse që nuk i përgjigjen si kuptimit tonë për planifikimin urban, ashtu edhe doktrinës ushtarake. Këto janë inkubatorët e së ardhmes që ushqejnë kundërshtarët dhe kërcënimet hibride”, thuhet në video.

Një ilustrim mjafton për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë: në një qytet me 10 milionë banorë ku sigurohet shërbim dhe punësim për 99%, 100 mijë banorë të mbetur janë të ekspozuar dhe të disponuar për t’iu drejtuar krimit. Pentagoni pranon – të paktën sipas këtij materiali – se kompleksiteti i këtyre sifdave e gjen ushtrinë amerikane të papërgatitur. Ngjan si parathënia e një apokalipsi social që është paralajmëruar kaq herë.

Më poshtë video:

Comments

Submitted by andi 1 (not verified) on

Sot popullsia e botës i ka kaluar 7.3 miliardë, popullsia urbane është rreth 50% pra 3,6 miliardë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.