Ines Pohl
Paralajmërohet dëbimi i ambasadorit amerikan në Gjermani*
Gjermania është e revoltuar. Vetëm pak orë pas publikimit të një interviste të ambasadorit të SHBA në Gjermani, Richard Grenell, janë shtuar zërat që ai të dëbohet nga vendi. Shkaku: në një bisedë me portalin e djathtë të internetit Breitbart njeriu i Trumpit pati deklaruar se ai synon të forcojë forcat konservatore në Evropë, të cilat janë kundër establishmentit.