Ina Nuku
Kapsolla e Unazës bëhet çështje te Erdogan (Video)
Edi Rama nuk bën shaka. Sidomos tani që çelësat i Ministrisë së Brendshme i dredh një gjeneral ushtrie, njëkohësisht edhe ish-këshilltari i tij i sigurisë, zoti Sandër Lleshaj. Zyra për shtyp e zotit Rama përcolli një tjetër trill propagandistik përmes ERTV-së ku shfaqi pritjen që kryeministri i rezervoi oficeres së patrullës Shqiponja, Ina Nuku, e cila dëmtoi duart nga kapsolla që hodhën banorët e Unazës së re në Protestën e 22 Nëntorit para parlamentit.