ILDKP

28 prokurorë e gjyqtarë nuk justifikojnë pasurinë

Postuar në 09 Dhjetor, 2017 10:12

Rreth 28 nga 68 prokurorët dhe gjyqtarët të parë, të cilët po i nënshtrohen procesit të Vetingut, nuk e kalojnë testin e justifikimit të pasurive me dokumentacion ligjor.

Gjetjet e shënuara nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive konsistojnë në mungesën e burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë, në fshehjen e pasurive, në deklarim të rremë të pasurive si dhe në situatën e konfliktit të interesit.

Dyshime se Llalla nuk justifikon pasurinë, ILDKP nis hetimet

Postuar në 01 Prill, 2016 18:11

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, nis hetimin pasuror për kryeprokurorin Adriatik Llalla. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë këtij institucioni, që deri pak vite më parë u drejtua nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla. Burimet i thanë "ABC News" se hetimit të detajuar pasuror, përveç kryeprokurorit Llalla, do t’i nënshtrohen edhe 3 prokurorët që shoqërojnë atë gjatë vizitës në SHBA.

Edhe Alaudini si Gjini, 1.7 mln euro të pajustifikuara për kreun e Apelit Tiranë

Postuar në 14 Shtator, 2015 16:13

60 mijë euro pasuri në vitin 2003, dhe pas 11 vjetësh bëhen 1.7 milionë euro. ILDKP ka depozituar kallëzim penal për kreun e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj. Ky i fundit akuzohet për mungesë burimesh të ligjshme financiare. Sipas ILDPK-së, pas kontrollit të realizuar mbi deklarimin e pasurisë së Malajt, u konstatua fshehje e pasurive, deklarime të rreme të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash në shumën rreth 1,7 milion euro.

I gjenden 1.5 milionë euro të pajustifikuara. Me çfarë është marrë Arben Ndoka?

Postuar në 11 Shtator, 2015 18:06

Pak ditë më parë rrëfeu në një letër të hapur historinë e jetës së tij, në përpjekje për të sqaruar opinionin publik se nuk është kriminel, por viktimë e luftës politike. Arben Ndoka pranoi se ishte  dënuar për prostitucion në Itali, duke e quajtur një aksident të jetës së tij. “Ju rrefeva jeten time ashtu si munda, sepse nuk dua qe te iki duke ju lene te mendoni se une jam ai krimineli qe ka merituar ate denimin e rende. E verteta ime mua nuk me vlen, une jam nje njeri i denuar nga fati po dhe i denuar qe te mos besohem si i tille.

Subscribe to RSS - ILDKP