Edhe Alaudini si Gjini, 1.7 mln euro të pajustifikuara për kreun e Apelit Tiranë
60 mijë euro pasuri në vitin 2003, dhe pas 11 vjetësh bëhen 1.7 milionë euro. ILDKP ka depozituar kallëzim penal për kreun e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj. Ky i fundit akuzohet për mungesë burimesh të ligjshme financiare. Sipas ILDPK-së, pas kontrollit të realizuar mbi deklarimin e pasurisë së Malajt, u konstatua fshehje e pasurive, deklarime të rreme të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash në shumën rreth 1,7 milion euro.
ILDKP i kërkon Prokurorisë hetim të plotë të kryegjyqtarit të Apelit të Tiranës, pasi sipas këtij institucioni, ka dyshime të forta për injektime parash të ‘pista’ nga Alaudin Malaj, nëpërmjet skemës së krijimit të bizneseve të ndërtimit në emër të familjarëve të tij, kalimin e aseteve, vlerave monetare dhe aksioneve te subjekti nëpërmjet kontratave fiktive të huave e të dhurimit, e më pas shitjen dhe riinvestimin e tyre nga subjekti në aktivitete brenda dhe jashtë vendit. ILDKP do të njoftojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Ministrin e Drejtësisë me qëllim marrjen e masave disiplinore.
ILDKP ka marrë masa të ngjashme ndaj anëtarit të KLD-së Gjin Gjoni, pasi rezultoi se ai nuk justifkonte dot 1.8 milionë euro. Gjyqi ndaj Gjonit ngeci në Apelin e Durrësit. Për ironi, Malaj dhe Gjoni kanë patur përplasje edhe mes njëri tjetrit, që ka përfunduar në gjykatë.
Comments
Populizmi
Ky eshte thjesht disinformim i publikut me qellim per te goditur e sulmuar gjyqesorin. A nuk jane te njejtat akuza te pabaza qe i behen Fidel Yllit? Nuk eshte krim te jesh i pasur ne Shqiperi. Krim eshte te besh krime. Une habitem se si arrijne te nxjerrin lajme te tilla kur jo me pare OSBE-ja nxorri nje liste me 30 deputete te cilet kane nje pasuri me shume se 50 milion euro. Nuk behet reforma me metoda enveriste te sulmeve personale ndaj gjyqesorit, jam i sigurt qe te gjitha burimet e Gjyqtarit jane te deklaruara e te justifikuara. Keto jane shpifje.
Add new comment