Ibrahim Kodra

Ibrahim Kodra, piktori që edhe firma i mbetet vepër arti

Postuar në 03 Korrik, 2023 15:21

 

Incluso su firma es una obra de arte.” (Edhe firma e tij është vepër arti.) tha Pablo Picasso për Ibrahim Kodrën, piktorin më të rëndësishëm shqiptar të njohur ndërkombëtarisht. Ibrahim Kodra lindi më 22 prill, 1918, në Ishëm, qarkun e Durrësit, ku sot është edhe vendi i tij i prehjes. Artisti me famë botërore, krenaria e kombit tonë, na la pas rreth 6 mijë vepra si një trashëgimi e jashtëzakonshme jo vetëm për artin shqiptar por edhe artin botëror, pasi figura e tij emblematike konsiderohet ndër më të rëndësishmit në artin e shekullit të 20-të.

Tërhiqet Ministria e Kulturës, eshtrat e Ibrahim Kodrës nuk do të lëvizin nga Ishmi

Postuar në 11 Shkurt, 2016 16:25

Eshtrat e Ibrahim Kodrës nuk do të zhvarrosen nga Ishmi, aty ku edhe piktori prehet prej 10 vitesh. Ceremonia e rivarrimit në Tiranë të kodrat e liqenit artificial pranë vëllezërve Frashëri dhe Faik Konicës e parashikuar për të premten e 12 Shkurtit është anuluar. Në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, thuhet se dy ekzekutuesit e testamentit të piktorit, njëherash përfaqësuesit e Fondacionit “Ibrahim Kodra”, Behgjet Pacolli dhe Fatos Faslliu, kërkojnë të vlerësojnë momentin më të pjekur për të proceduar me amanetin e mjeshtrit për t’u prehur në Tiranë ose Durrës.

Rivarrimi në Tiranë i Ibrahim Kodrës, Kumbaro plotëson kërkesën e Behgjet Pacollit

Postuar në 07 Shkurt, 2016 12:29

Pas protestës së banorëve të Ishmit kundër zhvendosjes së eshtrave të piktorit Ibrahim Kodra në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, Ministria e Kulturës ka sqaruar se vendimi për rivarrimin në kryeqytet të piktorit të madh shqiptar erdhi pas kërkesës së Behgjet Pacollit dhe Fatos Faslliut, kryetarë të Fondacionit “Ibrahim Kodra” në Lugano dhe në Durrës.

Subscribe to RSS - Ibrahim Kodra