humori
Njoftim: "Të Kripura" shkëput marrëdhënien me Soros
Të nderuar miq! Duam të ndajmë sot me Ju një njoftim të rëndësishëm, ose që ne e quajmë të tillë. Që prej disa ditësh, Të Kripura nuk financohet më nga fondacioni “Soros” duke mbyllur kështu një kontratë bashkëpunimi interesante.
Kjo tashmë është vënë re edhe nga lexuesit e rregullt të rubrikës, që kanë nuhatur kthesën 180 gradë të Të Kripura dhe përmbajtjes së saj. Kush mund të qeshë vallë në këto kohë? Atëherë: kush mund të shkruajë gjëra për të qeshur kur nuk ka financim?
Tallja publike, loja që nxjerr të fituar Trump*
Është gjerësisht i pranuar fakti se asnjë lider amerikan nuk ka bërë më shumë për komedianët e kombit sesa Donald Trump. Si biznesmen, ai ia ka dalë të ngrejë nga zero kompani të suksesshme. Por si president, ka nxitur një bum të vërtetë në industrinë e satirës. Ajo që njihet më pak – madje shpesh injorohet plotësisht – është mënyra me të cilën komedianët dhe komedia i kanë shërbyer Trumpit.
Ndërron jetë Fadil Hasa
Ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndën aktori i njohur i humorit dhe i estradës, Fadil Hasa. Ai ishte nderuar me titullin “Artisti i Merituar” dhe është katër herë fitues i çmimit “Aktori më i mirë i humorit”.
Hasa ka luajtur qindra role në teatër, variete dhe kinemetografi. Ai i përket plejadës së artë të aktorëve të humorit, duke spikatur në paroditë dhe skeçet e humorit bashkë me grupin e humoristëve, Muharrem Hoxha, Haxhi Rama, Roland Koça
René Maltête, humori si art në fotografi
René Maltête, fotograf francez, dinte të ruante humorin dhe ta provokonte atë përmes fotove të tij. Duke kapur momente në rrugë, ai sjell disa pranëvënie të të "kundërtave", veprime spontane që të "ngrira" në foto japin idenë e paradokseve befasuese. Nëse sheh fotot kupton që kjo kërkon talent.