Holokausti

Lufta për të mos harruar Holokaustin

Postuar në 18 Mars, 2018 18:10

Moshe Haeylon është një nga të mbijetuarit hebrenj të holokaustit. Megjithë moshën e e thyer, ai nuk e braktis luftën për të mbajtur të gjallë flakën e kujtesës.

"Mendoj se është thelbësore që të mos harrojmë se çfarë ka ndodhur gjatë Holokaustit"-dëgjohet të thotë teksa ka ardhur sërish në Selanik për të marrë pjesë në marshimin përkujtimor për 50 mijë greko-hebrenjtë që mbetën viktimë e mizorisë naziste. Ai ishte një prej të zhvendosurve në kampet e përqëndrimit në Mauthausen.

Debati polako-izraelit që po rikthen emocionet e LIIB

Postuar në 24 Shkurt, 2018 15:16

Legjislacioni i ri polak që e shpall si antiligjore fajësimin e shtetit polak për veprimet e kryera në kuadër të Holokaustit ka provokuar debate shumë të mëdha në arenën ndërkombëtare. Bashkimi Europian i ka kërkuar Polonisë që të anullojë ligjin për shkak se ai përmban frymë antisemitiste. Kryeministri polak Mateusz Morawiecki shkoi më tej kur tha se gjatë Holokaustit kishte patur bashkëpunëtorë hebrenj po aq sa edhe polakë, një akuzë që duket se kërkon të rishkruajë një paradigmë morale që rrodhi nga Lufta e Dytë Botërore.

Ashpërson tonet presidenti grek: Çamët, pjesë e mizorive naziste

Postuar në 04 Shkurt, 2018 21:25

Me tone të larta dhe i ngarkuar emocionalisht, Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos ashpërsoi gjuhën ndaj Shqipërisë dhe pretendimit të Tiranës për çështjen çame. Ai i bëri thirrje Shqipërisë të respektojë ligjin, të drejtat e njeriut dhe të pronës, si dhe të drejtat e pakicës greke në Shqipëri.

Përkujtohen Zogu dhe Rifat Hoxha për shpëtimin e hebrejve

Postuar në 27 Janar, 2017 21:10

Një ekspozitë në New York nga një grup i quajtur "Unë jam mbrojtësi yt" ka kujtuar figura të botës myslimane që dhanë ndihmesë pë hebrejtë që i ikinin persekutimit nazist. Mes tyre figuron edhe Zogu me Rifa Hoxhën si dhe familja Pilkus. 

http://time.com/4651298/holocaust-memorial-day-muslims-jews/?xid=time_so...

 

Stenografistja e Gobbels: “Nuk dija gjë për Holokaustin...Nuk ka Zot, as drejtësi. Por Satanai ekziston”

Postuar në 05 Korrik, 2016 22:47

Brunhilde Pomsel, 105 vjeç, ka qenë stenografe e Joseph Goebbels, ministër i Propagandës i regjimit nazist në Gjermaninë e Adolf Hitlerit. Goebbels ishte një nga njerëzit më të afërt të Hitlerit, në brendësi të çdo lloj informacioni dhe për aq sa na mëson akti i vetëvrasjes së tij, edhe një fanatik i nacionalsocializmit dhe diktatorit gjerman. Por Brunilde deklaron se nuk dinte asgjë rreth Holokaustit. “Askush nuk do më besojë sepse të gjithë mendojnë se ne dinim gjithçka. Por e vërteta është se ne nuk dinim asgjë.

Hitleri përballë Stalinit: Kush ishte më i keq?

Postuar në 17 Qershor, 2016 13:44

Kur kujtomë çlirimin e Aushvicit nga Ushtria e Kuqe (27 janar 1945), mund të bëjmë pyetjen: kush ishte më i keq, Hitleri apo Stalini?

Mësuesit shqiptarë do të trajnohen për Holokaustin, do jetë pjesë e librave shkollorë

Postuar në 01 Mars, 2016 10:41

Richelle Bud Caplan, drejtore  në Departamentin e Europës në Shkollën Ndërkombëtare për studimet e Holokaustit ka mbërritur në Tiranë për të ngritur grupin e  parë të mësuesve që do të trajnohen në Izrael për mësimdhënien mbi Holokaustin. Kjo është pjesë e një marrëveshje të nënshkruar vitin e kaluar mes dy ministrive dme mbështetjen e kryeministrit Rama. “Më 21 dhjetor të vitit të kaluar, rreth dy muaj më parë ne patëm një vizitë të kryeministrit tuaj Zotit Rama, I cili nënshkroi një marrëveshje që do ta quaja historike në një mënyrë farë mënyre.

Pages

Subscribe to RSS - Holokausti