Lufta për të mos harruar Holokaustin
Moshe Haeylon është një nga të mbijetuarit hebrenj të holokaustit. Megjithë moshën e e thyer, ai nuk e braktis luftën për të mbajtur të gjallë flakën e kujtesës.
"Mendoj se është thelbësore që të mos harrojmë se çfarë ka ndodhur gjatë Holokaustit"-dëgjohet të thotë teksa ka ardhur sërish në Selanik për të marrë pjesë në marshimin përkujtimor për 50 mijë greko-hebrenjtë që mbetën viktimë e mizorisë naziste. Ai ishte një prej të zhvendosurve në kampet e përqëndrimit në Mauthausen.
"Gjashtë ditë dhe gjashtë netë na mbyllën në vagonë derisa arritëm në destinacionin përfundimtar. Situata ishte shumë e vështirë: në vagonin tonë kemi qenë më shumë se 80 vetë. Drita e vetme vinte nga dy dritare të vogla në dy skajet e vagonit. Për tualet na shërbente një fuçi e prerë në mes, ndërsa çdo 2-3 ditë treni ndalonte në një stacion të izoluar ku zbrisnim për të mbushur me ujë. Aty zbraznim dhe fuçinë ... Nëse dikush vdiste, e linin aty dhe detyronin familjen për të vazhduar udhëtimin. E gjithë kjo nuk ishte e mirë, por shpresonin, se do të kalonte së shpejti"- tregon ai.
Babai i tij vdiq në vitin 1941, disa ditë pas ardhjes së gjermanëve në Selanik. Moshe humbi nënën dhe motrën e tij të dashur, për të cilën vajtoi duke e kthyer dhimbjen në këngën me titull "La Djovinika al Lager".
Ai arriti të dilte gjallë nga persekutimi nazist në fund të janarit 1945. Sot, Moshe Haeylon numëron mbi nëntë dekada të jetës, duke iu kushtuar luftës për të mbajtur gjallë kujtesën. Vitin e kaluar ai ndezi një nga shtatë pishtarët, në ditën përkujtimore për heronjtë dhe viktimat e Holokaustit në Yad Vashem dhe është i vendosur të vazhdojë të tregojë historinë e tij deri në frymën e fundit, në mënyrë që një ngjashme mizori e ngjashme me holokaustin nuk do të ndodhë përsëri.
Add new comment