Ashpërson tonet presidenti grek: Çamët, pjesë e mizorive naziste

Postuar në 04 Shkurt, 2018 21:25

Me tone të larta dhe i ngarkuar emocionalisht, Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos ashpërsoi gjuhën ndaj Shqipërisë dhe pretendimit të Tiranës për çështjen çame. Ai i bëri thirrje Shqipërisë të respektojë ligjin, të drejtat e njeriut dhe të pronës, si dhe të drejtat e pakicës greke në Shqipëri.

"Është e pakonceptueshme që udhëheqja e Shqipërisë të ngrejë çështje çame. Përveç faktit se kjo çështje nuk ekziston, është më mirë që Shqipëria të mos kujtojë se çfarë do të thotë historia e të ashtuquajturave çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi. Nëse dëshiron të ketë ndonjë perspektivë evropiane. Më vjen keq që jam i drejtëpërdrejtë, por në ditë të tilla si kujtimi i holokaustit ata guxojnë të flasin për camë. Më mirë të mos kujtojmë historinë e atyre që u shfaqën si çamë në hapësirën greke. Respekti për historinë është baza ndërkombëtare për miqësinë dhe fqinjësinë e mirë"- përfundoi Pavlopulos.

Këto deklarata Presidenti grek i bëri gjatë gjatë vizitës të dielën pasdite në Shtabin e Forcave Ajrore, në Larisa.

http://www.ert.gr/perifereiakoi-stathmoi/larisa/pr-pavlopoulos-den-diekd...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.