hollande

122 mijë dollarë në vit për prerjen e flokëve

Postuar në 13 Korrik, 2016 23:21

Presidenti francez, Hollande harxhon 122 mijë dollarë në vit për prerjen e flokëve të tij dhe rregullimin e tyre. Lajmi është bërë publik nga satirikja franceze “Canard Enchainé”. Shifra është serioze, por aq shumë sa e bën presidentin francez dhe flokët e tij satirikë në kulm. Fundja, po ta shohësh nga paraqitja e të mos e njohësh, Hollande mund ta marrësh për çdo gjë. Dhe ky mendim nuk ndryshon edhe kur merr vesh se ato që janë flokë të tij kushtojnë 122 mijë dollarë.  Si xhanëm nuk doli kjo e dhënë te “Panama Pappers”?

Një shuplakë publike për presidentin francez Francois Hollande

Postuar në 18 Qershor, 2016 14:28

Presidenti francez Francois Hollande ka marrë një përgjigje të papritur nga një pjesëtar i forcave të policisë gjatë ceremonisë së zhvilluar në nder të dy policëve, Jean Baptiste Salvaing dhe Jessica Schneider, të vrarë të hënën nga një terrorist. Polici ka refuzuar t’i japë dorën Hollande, që ka vazhduar më tej, por kryeministri Manuel Valls, i vënë përpara të njëjtës situatë ka reaguar ndryshe. Ai ka nisur të flasë me policin, por nuk dihet se çfarë. I intervistuar nga TF1, polici ka thënë se ka shumë probleme në polici, se ka vetëm 3 automjete për 40 forca.

Dy foto sa një mijë fjalë!

Postuar në 15 Nëntor, 2015 12:47

Shumë përpiqen ta krahasojnë masakrën e Parisit me sumet e kullave binjake të 11 shtatorit. Dy ngjarje me pasoja tragjike që shënonjë momente kthese në historinë e njerezimit dhe që mbeten në memorie për disfatizmin e tyre.
Në të dyja ngjarjet ka dy momente që veçohen, çasti kur presidentët marrin lajmin se vendi i tyre është goditur nga një sulm i përgjakshëm terrorist. Si janë ndjerë Xhorxh Bush dhe Fransua Hollande kur dëgjuan t'u pëshpëriteshin në vesh tragjeditë me viktima të terrorizmit?

Gazeta holandeze "De Telegraaf" për azilkërkuesit Shqiptarë: Vijnë vetëm për perfitime ekonomike

Postuar në 14 Nëntor, 2015 13:04

Gazeta më e madhe holandeze 'De Telegraaf' i ka kushtuar reportazhin kryesor azilkërkuesve shqiptarë. Në një artikull të gjatë të publikuar në dy faqjet të para të edicionit e të shtunës, gazetari Alexander Bakker denoncon ardhjen e shqiptarëve në Hollandë. Sipas De Telegraaf, në Gjermani ka një fluks shqiptarësh shumë herë më e lartë, por autoritetet holandeze kane zbuluarse një pjesë e azilkërkuesve shqiptarë të refuzuar nga Gjermania refuzojnë të kthehen në Shqipëri dhe i drejtohen më pas Holandës.

153 dollarë interes për një obligacion të vitit 1648

Postuar në 21 Shtator, 2015 14:54

Ky është Perëndimi. Detyrimi është detyrim. Sidomos kur është i shkruar. “Bloomberg” shkruan për një detyrim të përjetshëm, nisur që në vitin 1648, lëshuar përmes një obligacioni nga Autoriteti Ujor i Hollandës, de Stichtse Rijnlanden. Është universiteti i Yale në SHBA, që do të paguhet me 136.20 euro, ose 153 dollarë si interes nga ky obligacion. Obligacioni u ble nga Yale si artifakt në vitin 2003 dhe qysh atëherë nuk ka marrë interesa.

Pages

Subscribe to RSS - hollande