Gazeta holandeze "De Telegraaf" për azilkërkuesit Shqiptarë: Vijnë vetëm për perfitime ekonomike
Gazeta më e madhe holandeze 'De Telegraaf' i ka kushtuar reportazhin kryesor azilkërkuesve shqiptarë. Në një artikull të gjatë të publikuar në dy faqjet të para të edicionit e të shtunës, gazetari Alexander Bakker denoncon ardhjen e shqiptarëve në Hollandë. Sipas De Telegraaf, në Gjermani ka një fluks shqiptarësh shumë herë më e lartë, por autoritetet holandeze kane zbuluarse një pjesë e azilkërkuesve shqiptarë të refuzuar nga Gjermania refuzojnë të kthehen në Shqipëri dhe i drejtohen më pas Holandës.
Gazeta rendit arsyet kryesorë pse shqiptarët largohen. Kjo sipas gazetës ka të bëjë me përkeqësimin e gjendjes ekonomike në Shqipëri. Azilkërkuesit shqiptar i kanë renditur gazetes mosperkrahje nga shteti me ndime ekonomike dhe papunësinë si arseyt kryesore të ikjes nga Shqipëria.
Numri i azilkërkuesve shqiptarë është rritur ndjeshëm vitin e kalluar në Holandë. Gazeta thekson se shqyrtimi i kërkesave për azil në Hollandë zgjasin deri në gjashtë muaj, por shqiptarët nuk ka asnje shans për sukses pasi regullat e Dublinit përcaktojnë se vetëm në një vend mund të aplikosh për azil. Nesë një kërkese refuzohet, një kërkesë në një vend tjetër do të refuzohet automatikisht.
Add new comment