gazeta Telegraf
Gazeta holandeze "De Telegraaf" për azilkërkuesit Shqiptarë: Vijnë vetëm për perfitime ekonomike
Gazeta më e madhe holandeze 'De Telegraaf' i ka kushtuar reportazhin kryesor azilkërkuesve shqiptarë. Në një artikull të gjatë të publikuar në dy faqjet të para të edicionit e të shtunës, gazetari Alexander Bakker denoncon ardhjen e shqiptarëve në Hollandë. Sipas De Telegraaf, në Gjermani ka një fluks shqiptarësh shumë herë më e lartë, por autoritetet holandeze kane zbuluarse një pjesë e azilkërkuesve shqiptarë të refuzuar nga Gjermania refuzojnë të kthehen në Shqipëri dhe i drejtohen më pas Holandës.