Dy foto sa një mijë fjalë!
Shumë përpiqen ta krahasojnë masakrën e Parisit me sumet e kullave binjake të 11 shtatorit. Dy ngjarje me pasoja tragjike që shënonjë momente kthese në historinë e njerezimit dhe që mbeten në memorie për disfatizmin e tyre.
Në të dyja ngjarjet ka dy momente që veçohen, çasti kur presidentët marrin lajmin se vendi i tyre është goditur nga një sulm i përgjakshëm terrorist. Si janë ndjerë Xhorxh Bush dhe Fransua Hollande kur dëgjuan t'u pëshpëriteshin në vesh tragjeditë me viktima të terrorizmit?
Këto dy çaste janë fiksuar nga aparatët fotografikë dhe tregojnë ankthin e madh në fytyrat e ngrita të dy presidentëve. Krahasimi mes dy fotove është bërë nga një gazetar lokal radiofonik i "France Inter" që ka bashkuar në një të dy fotot. Xhorxh Bush në një shkollë filore dhe Fransua Hoallande në "Stad de France". Dy foto sa një mijë fjalë!
Add new comment